Juves i mjafton 1 pikë me Napolin, titulli më pranë

02.04.2017 22:21:40

Derbi i Serie A ndërmjet Napolit dhe Juventusit përfundoi në barazim 1-1.

Juventusi zhbllokoi shifrat vetëm pas 7 minutave lojë, me Khediran që finalizoi një aksion të nisur nga ai vetë. Pas këtij momenti, Napoli mori kontrollin e lojës, por bardhezinjtë rezistuan deri kur kronometri tregonte një orë lojë.

Marek Hamsik barazoi shifrat me një gol mjaft të bukur, ndërsa skuadra e elseid Hysajt, që ishte një ndër më të mirët në fushë mund të kishte shënuar edhe golin e dytë me Mertens, tentativa e të cilit u përplas në shtyllë.

Me barazimin e arritur, Juventusi është 6 pikë larg Romës së vendit të dytë, ndërsa Napoli i vendit të tretë tashmë rrezikohet seriozisht nga Lazio.