Ka filluar ceremonia e shenjtërimit të Nënës Tereze

04.09.2016 11:02:43

Ka nisur në Vatikan ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës, bijës së Shqipërisë dhe gjithë botës.

Nënë Tereza do të jetë nga sot Shën Tereza. 11 vjet nga vdekja e bamirëses shqiptare Nënë Tereza do të shenjtërohet nga Papa Francesku.

Mijëra e mijëra njerëz kanë mbushur që nga orët e para të mëngjesit sheshin Shën Pjetër në Vatikan, mes të cilëve shumë shqiptarë që ndihen më tepër se krenarë për bijën e kombit të tyre.

Të pranishëm janë delegacione nga 15 vende të botë, mes të cilëve përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare.

ceremoniashenjt4ceremoniashenjt3ceremoniashenjt2cermeoniaeshnjetcermenoiashenjt1