Ka filluar ceremonia ushtarake në kuadër të manifestimit Epopeja e UÇK-së

05.03.2017 11:18:39

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot rreth orës 11 ka filluar ceremonia ushtarake për Epopenë e UÇK-së.

Në Kazermën “Adem jashari”, kjo ceremoni po zhvillohet me rastin e 19 vjetorit të sakrificës së familjes së Adem Jasharit.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit: presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Kelmendi, ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe ministra e zyrtarë të tjerë shtetërorë, politikë etj.