Ka filluar me punë miniera ”Zletova” në Probishtip

21.10.2016 12:41:36

Koncesioneri bullgar ”Ministroj” njofton se në minierën ”Zletova” në Probishtip ka filluar gërmimi i rregullt për nxjerrje të mineraleve të plumbit dhe zinkuti.

Për momentin bëhet eksploatim i vazhdueshëm i xeheve nga dy vendgërmime, ndërkaq shumë shpejtë do të bëhen gërmime edhe në dy vende tjera. Kompania bën të ditur se ka për qëllim që të realizojë nxjerrjen e 200 mijë ton xehe, në nivel vjetor.

Punimet në këtë xeherore kanë filluar pas kryerjes së të gjitha procedurave teknike – administrative dhe përgatitore për fillim të papenguar të punës.