Ka filluar takimi për reformën zgjedhore

04.11.2016 10:32:54

Presidenti Hashim Thaçi ka filluar takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Ftesës së presidentit Thaçi nuk iu kanë përgjigjur tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Opozita vlerëson se nuk është koha të bisedohet për reformë zgjedhore, por për mbajtjen e zgjedhjeve.