Ka ndërruar jetë Enio Gërdoviq, kryetari i Shoqatës së arbëreshëve të Zarës

27.09.2016 12:13:51

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, në varrezat e qytetit në Zarë

Eshtë ndarë nga jeta kryetari shumëvjeçar i Shoqatës së Arbëneshëve të Zarës, Enio Grdoviq. I ndjeri ishte angazhuar në afirmimin e Arbëneshit dhe arbëneshëve të Zarës, përmes organizimeve të tribunave shkencore, promovimeve të librave, konferencave dhe aktiviteteve të tjera për ruajtjen dhe kultivimin e kulturës së përgjithshme të arbëneshëve të Zarës.

Poashtu, është një ndër figurat meritore që në Arbënesh tani është edhe biblioteka në Arbënesh, si degë e bibliotekës së qytetit të Zarës, i cili gjatë inagurimit të kësaj Shtëpie të kulturës në Arbënesh, ai është shprehur: “Duam të jemi nikoqir të mirë në shtëpinë tonë dhe të punojmë për të mirën e të gjithë arbëneshëve, Arbëneshit dhe Zarës”.
Ai, për aktivitetet dhe angazhimet e tij në Arbënesh dhë për arbëneshët vazhdimisht është inspiruar nga figurat dhe personalitetet e ndritura që kanë dalë nga kjo lagje e qytetit të Zarës, nga Arbëneshi siç janë; Aleksandër Stipçeviqi, Kruno Krstiqi, Josip Gjergja e shumë e shumë të tjerë, që kanë punua dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës tradicionale të arbëneshëve të Zarës.
Me rastin e vdekjes së kryetarit të Shoqatës së Arbëneshëve të Zarës, Enio Grdoviq, familjes, të afërmve, miqve dhe arbëneshëve, ngushëllime u kanë shprehur nga të gjitha anët, individ, shoqata të ndryshme si dhe Bashkësia e Shqiptarëve në Zarë së bashku me Shkollën shqipe që funkcionon në Zarë.
Varrimi i kryetarit të Shoqatës së Arbëneshëve të Zarës, Enio Grdoviq do të bëhet ditën e mërkurë, në varrezat e qytetit në Zarë.