“Ka njerëz të vdekur gjithkund” kjo ishte thirrja në 911 e viktimës nga sulmi terrorist

22.09.2016 19:48:39

Thirrje të pa dëgjuara më parë janë publikuar sot nga policia, të sulmit terrorist që ndodhi në një klub homoseksualësh në Orlando të Floridës nga 29-vjeçari Omar Mateen.

Ai la të vdekur 49 persona dhe la të lënduar 53 të tjerë, shkruan Dailystar.

Pas sulmit, Mateen u vra nga Policia, kurse ngjarja ndodhi më 12 qershor të këtij viti. Një thirrje e bërë pas mesnate nga njëri prej viktimave është publikuar sot. Aty ai dëgjohet duke u thënë operatorëve se sa i frikësuar ishte për jetën e tij.

I pyetur se ku ishte lokacioni dhe nëse ishte në vend të sigurt, viktima bërtiste “ Jo, ai do të na vras të gjithëve.

Ne jemi në Pulse, dëgjohen të shtëna, vrasje masive. Ai gjendet në klub. Ka shumë të vdekur brenda. Nxitoni ju lutem”, janë fjalët e viktimës ndaj policisë.

651070