Kacurrelat e tu… edhe sot jane muza ime”!!!

14.07.2020 09:14:46

Nga Pirro Minella

….Perballe ne lokal ate nate ishin ne nje tavoline ngjitur me ne, dy cifte te rinjsh, qe qeshnin te cliruar, plot gaz, pa asnje shpengim.. Ne mes tyre ne ate shoqeri, ishte nje vajze e bukur me floket “kacurrele”. Ne ishim disa shoke ne moshen tone dhe po tregonin qyfyret e jetes. Kur befas “kacurrelja”,khehu koken dhe ne pame edhe syte e saj plot drite, rinore. Dhe cudia me e madhe se ne lokal degjohej kenga e vjeter e shkodranit Gac Cunit “Kacurrelat e tu”. -Te dy keto detaje me sollen ndermend, ate “kacurrelen” e embel. Ne moment mbylla syte dhe ashtu si atehere me shtiu ne enderra te embla, ajo muza ime “kacurrelja”, lozonjare. Sa kam vuajtur, qe ti dilja perballe, ajo me shtinte ne ledhe me ngrinte kurthe dhe vete shpetonte si nje kunadhe e shkathet. Kur kalonte “kacurrelja”, me floket, qe i hidhte sa nga njeri sup ne supin tjeter, i turresha dhe i lutesha te me jepte nje tufe nga “kacurrelet” e pabindura, ajo ma kthente, tufen time nuk e merr dot se te percellon. I therrisja me perkeledhi;”kacurrele’ vrinkth kthente koken, ndalonte nje hop dhe fluturonte si sorkadhe. E arrija e puthja ne gushe, baluket ne balle ato “kacurrelet” e pabindura, cmendin tere dynjane, jo mua. E terhiqja lehte nga “kacurrelat” i thoja duke belbezuar ” Vasha ime, te kam princeshe, nje “kacurrele” nga ato te pabindurat e dua, nje tufeze te vogel”. E shtrengoja fort, e puthja ne buze, pas cdo puthje i thoja “kacurrele-kacurrele” O e imja muze, e vetmja muze qe kam je Ti. Filloja ta trembje “kacurrelen” time, kujdes se neser ne kete rruge pylli ku jemi ne, ku era fryn si e marre dhe ngre shtrengate te dalin magjistaret e pyllit dhe te zene prite, te marrin, te rrembejne. Te ftojne ne gosti keta magjistaret e neteve te zeza. Nuk e duan diten, mbetesh, pa dite pa shprese “kacurrelja ” ime, te shpien ne shtigje te panjohura ne rruge bredharake, te perziejne mes tyre, te shperfyterojne fytyren tende te dlire te nxire, qe askush mos te te njohe te dalesh nga natyra jote, te futin ne boten e tyre. ‘Kacurrelja” si e hipnotizuar me shikonte dhe nuk nxirrte fare fryme. Ti je muza ime “kacurrelja ” e embel. Te tre ne e perpime me nje fryme kete rrefim te shokut tone te kthyer ne rinine e tij te pare. ….Melodia e kenges “Vajza me Kacurrele” mbaroi edhe e qeshura e goces me “kacurrela” heshti, Asgje nuk pepitinte, sikur prisnim me koken te kthyer nga hyrja e lokalit, “Kacurrelen” e shokut tone te permalluar….