Kadri, o sa mirë që ky popull nuk po ha barë, por i ka marr vesh hilet e juaja!

25.03.2017 17:53:32

Nga Rexhep Kastrati

Kadri Veseli paska thënë se prej tash PDK është gati për zgjedhje të jashtëzakonshme! A të kuptohet kjo se deri tash nuk paska qenë gati, por të gjtha i ka pasur vetëm si një test dhe provokim për kryeministrin Mustafa dhe LDK-në, apo si një deklaratë në frymën e deklaratave të partive opozitare? Në rastin e parë, del se Kadri Veseli e ka pranuar se deklaraimet e gjertanishme për zgjedhje kanë qenë në vazhdën e provokimeve dhe obstruksioneve që PDK ia ka bërë Qeverisë dhe kryeministrit Mustafa për të penguar realizimin e një qeverisje edhe më efektive dhe në kapacitetet e saj të plota. Në këtë kontekst mund të thuhet se si partnere e koalicionit, PDK mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë për obstruksionet që i janë bërë Qeverisë, sidomos kur bëhej fjalë për buxhetin e vitit 2017. Në rastin e dytë, pra si deklaratë në frymën e partive opozitare, kjo deklaratë e Kadri Veselit duhet të kuptohet si konfimim i bashkëpërgjegjësisë me partitë opozitare për të gjitha zhvillimet negative, të gjitha aksionet e dhunshme, bllokuese, anarkiste, tribale dhe sëfundmi edhe teroriste, që kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve të fundit, pra që kur është mandatuar Qeveria aktuale. Të dyja këto raste, ndërkaq, dëshmojnë se për PDK dhe partitë opozitare, si dhe për korpusin medietik që kontrollojnë me më rëndësi është vazhdimësia e angazhimeve të dëmshme që kur kanë dalë në skenë më 1998, sesa anagzhimet shtetformuese, të luftimit të krimit, të korrupsionit, të zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit, forcimit të marrëdhënieve me aleatët tanë strategjikë. Dhe kjo është arsyeja kryesore se përse gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të orientuara thelbësisht kundër LDK-së dhe gjithë rolit të saj dhe anagzhimeve të saj në procesin e lirisë, pavarësisë, demokracisë, dhe përse armiku i përbashkët i tyre vazhdon të jetë pikërisht LDK.

Kurse lidhur me vetë këtë deklaratë, pra të gatishmërisë dhe të mundsisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje, duhet të jetë e qartë se përveç afrimit të kohës së funksionalizimit të Gjykatës speciale, një ndikim të madh ka edhe thellimi i diferencës ndërmjet Hashim Thaçit, i cili vazhdon të sillet si një bashkëkryetar i PDK-së dhe i gjithë grumbullit të partive simotra në Kosovë, me ndërkombëtarët, sidomos me aleatët tanë strategjikë në krye me SHBA-të. Të dyja këto arsye janë tepër të rënda për këto parti, pasi që funksionalizimi i Gjykatës speciale do të ballafaqojë ato me opinion vendës dhe atë ndërkombëtar, pra do ta demaskojë dhe do ta nxjerrë në pah qëllimin pse janë shfaqur dhe pse ekzistojnë: fshirjen e emërtimit Republikë për Kosovën, pra për të hapur rrugë zgjidhjeve të tjera që janë shumë të rënda për Kosovën. Në anën tjetër, thellimi i diferencës ndërmjet grumbullit të partive në fjalë me aleatët tanë strategjikë në krye me SHBA-të, do t’i çojë pashmangshëm në një izolim ndërkombëtar, në një distancim të tyre nga këto parti. Të gjitha këto do të kenë pasoja shumë të rënda për ato parti dhe rrjedhimisht edhe do të kenë probleme të thella funksionale, programatike dhe të pranueshmërisë në opinion.

Është edhe një arsye tjetër që bën Kadri Veselin të shprehë gatishmërinë për zgjedhje të jashtëzakonshme: mundësia që nëse mbahen në afatin kushtetues dhe ligjor, t’i fitojë LDK-ja, ashtu siç është shprehur i shqetësur dhe gati duke i rënë pika në zemër nga një mundësi e tillë.  Dhe kjo fitore do të ndihmohej nga Gjykata speciale, por bazën kryesore e ka te modeli qeverisës, te efektet e reformave të ndryshme të ndërmarra nga kjo Qeveri, si dhe nga mbështetja ndërkombëtare që ka pasur dhe që vazhdon të ketë kryeministri Mustafa në realizimin e një bahskëpunimi konstruktiv ndërkombëtar, në qëndrimin koherent në themelet e interesave strategjike të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, si dhe në përgjegjshmërinë e një burrshtetasi që është lideri i veçantë në rajon dhe më gjerë që është ballafaquar dhe po ballafaqohet me obstruksione nga dy partnerët e koalicionit qeverisës, nga paritë opozitare, nga veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, si dhe nga koprusi medietik i kontrolluar nga strukturat mafiozo-politike. Dhe përveç këtyre, edhe në kontekstin gjeopolitik e gjeostraegjik është duke u penguar dhe po i bëhen obstruksione ehe nga shtete të ndryshmerajonale dhe më gjerë, siç janë Serbia, Rusia, por edhe aleatë të tyre.

Megjithatë, këtë deklaratë të Kadri Veselit duhet kuptuar vetëm si një shprehje të krizës në të cilën ndodhet ai, PDK dhe partitë tjera kundërshtare të LDK-së, por edhe Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre për shkak të dështimit të formave të gjertanishme për rrëzimin e institucioneve, për destabilizimin e vendit dhe për fuqizimin e rolit të Rusisë në rajon. Këto vite treguan pafuqinë e PDK-së dhe të partive të tjera si ajo për të imponuar axhenda kundërshtetërore, sesa fuqinë e tyre. PDK dhe partitë tjera si ajo e dinë se çështja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është vetëm një shaka, pasojat e të cilave do t’i ndjejnë gjatë ditëve, javëve dhe muajve në vazhdim. Kadri Veseli e di se ai është i pafuqishëm për ta çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Këtë nuk mund ta bëjë as hashim Thaçi, pavarësisht se nismën e tij ligjorepër FSK-në e ka pikërisht në këtë funksion, ashtu siç ka deklaruar edhe vetë. Edhe Kadri Veseli, edhe Hashim Thaçi e dinë mirë se të vetmet detyra që kanë janë: futja e shokëve apo e ish-shokëve të tyre në burgje; garatimin e stabilitetit institucional dhe mospengimin e çkapjes së shtetit. Prandaj, edhe deklaratat e Kadri veselit, të hashim Thaçit dhe të tjerëve si këta nuk duhet marrë fort afër zemrës, por thjesht si palaçollëqe të adoleshentëve politikë që në mënyrë butaforike dhe si aktorë cirku bëjnë të fortin, bëjnë të dijshmin, bëjnë tekanjozin që ka qejf të jetë në qendër të vëmendjes.

Edhe Kadri Veseli, edhe Hashim Thaçi, edhe Ramush Haradinaj, edhe Albin Kurti, edhe Rexhep Selimi, edhe Fatmir Limaj e dinë se funksionalizimi i Gjykatës speciale nuk mund të pengohet, edhe pse agjenturat kundërshqiptare janë duke punuar që një kohë të gjatë që të destabilizohetohet Kosova, por siç kam thënë vazhdimisht, nuk përjashtohet as destabilizimi i Kosovës Lindore, e pastaj edhe i Maqedonisë. Mirëpo, është e vërtetë se këto plane tashmë dihen, dhe përkundër formave të sofistifikuara që do të përdoren, nuk do të kenë sukses. Fillimisht, bëjnë mirë t’i lënë rehat të ashtuquajutrit veteranë që kanë ose mund të kenë hesape me drejtësinë, dhe të mos i përdorin për të bllokuar institucionet, sepse është provuar se është e kotë. Pastaj, të heqin dorë nga kampe stërvitjeje nga oficerë agjenturash kundërshqiptare për të kryer aksione të ndryshme terroriste, por edhe nga plane për të përsëritur incidente si në Kumanovë. Gjithsesi, koha e fundit është që të hiqet dorë nga çdo formë e sofistifikuar për destabilizimin e vendit, sepse ky popull nuk është në kohën e e Enver Hoxhës që të hajë barë.