Kadri, pse seanca e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit?

19.12.2016 16:32:00

Nga Rexhep Kastrati

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbajë seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit, duke bërë kështu dy gabime të rënda: institucioni i sulmuar nga grupi i ashtuquajtur “rugovistët”, ku bënte pjesë edhe Astriti mban seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e tij, dhe; bën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e institucioneve të drejtësisë.Siç dihet, Astriti ka qenë i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës në fillim të gushtit të këtij viti, me ç’rast pati vetëm dëme të vogla materiale. Në anën tjetër, mbajtja e seancës kuvendore për një rast që ende është nën hetim dhe kur ende nuk janë përmbyllur të gjitha fazat e ekspertizës profesionale hetimore, është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucioneve që janë duke bërë hetimet. Tashmë kur janë bërë një muaj e gjysëm nga vdekja e Astritit dhe kur janë bërë publike rezultatet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës lidhur me autopsinë në trupin e pajetë të të tij, si dhe nga Tomë Gashi janë paraqitur dy faqe nga një i ashtuquajtur raport i eksertëve të familjes, dhe kur nga të gjithë tashmë është e qartë se ka përpjekje për ta politizuar dhe për ta përdorur për qëllime kundërshtetërore këtë vdekje, thirret seancë e Kuvendit për të krijuar një show televiziv, me të cilin do tëhapeshin rrugë për vazhdimin e përdorimit politik të tij. Dhe kjo po vjen në ndërkohë që ishte pamundësuar një seancë e jashtëzakonshme e kërkuar nga partitë opzitare, në kohën kur sekta okulte kishte refuzuar një hetim të pavarur nga Scotland Yardi britanik, si dhe në kohën kur mundësitë e keqpërdorimit politik të vdekjes së Astritit u zvogëluan për shkak të pamundësisë së sektës okulte të Albinit për të manipuluar me të vërtetën. A po synon Kadri Veseli të keqpërdorë edhe ai vdekjen e Astritit për të dëmtuar axhendën e rregullt kuvendore, e që lidhet me miratimin e projektligjit të buxhetit për vitin 2017, apo është edhe kjo edhe ka arsye të tjera që mund të bëhen publike gjatë ditëve në vazhdim? N anën tjetër, a nuk vërehet se në gjithë këto kohë ësht vërejtur një bashkërendim në distancë, e pse jo edhe në mënyra të tjera ndërmjet sektës okulte të Albinit dhe kadri Veselit, përkatësisht PDK-së dhe partive të tjera opozitare? Mjafton të kujtojmë qëndrimet për ligjin për Dhomat e Posaçme, të kujtojmë edhe qndrimet për çështjen e demarkacionit dhe të Asociacionit dhe të tjera për ta kuptuar këtë. Po ashtu, mjafton të kujtojmë edhe qëndrimet ambiguitive lidhur me vdekjen e Astritit, për të kuptuar këtë. Unë kam thënë vazhdimisht se angazhimet qofshin të dhunshme, apo jo,  për destabilizimin e vendit, përkatësisht për përmbysjen e institucioneve janë angazhime të bashkërenduara ndërmjet partive opozitare dhe PDK-së, e që më pastaj e konfirmoi edhe vetë Kadri Veseli me spicat për zgjedhje, por e vërteta është edhe më e rëndë, dhe prek edhe rastin e Arbnor dhe Astrit Deharit, me reflektime të gjera në anagzhime dhe veprime të rrezikshme për vendin dhe për interesat shtetërore dhe kombëtare. Edhe deklarata e Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit se do të angazhojmë edhe ekspertizë të shteteve më të forta në botë për të zbardhur vdekjen e Astritit, më shumë është në të njëjtën linjë me deklaratat e Tomë Gashit sesa me të një kryetari të një institucioni të rëndësishëm të vendit, siç është Kuvendi. Dhe është kështu për faktin se me këtë po bëhet thirrje që të mos besohet në ekspertizën e kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës, dhe të mos besohet në hetimet që po kryen  Prokuroria e Kosovës. Kjo bëhet edhe më e qartë kur të kihet parasysh se Ministria e Drejtësisë ka ofruar mundësinë që të kryhet një hetim nga Scotland Yard, por është refuzuar, dhe vetë kryeministri Mustafa kishte thënë që në fillim se mund të realizohej edhe hetim ndërkombëtar për të zbardhur vdekjen e Astritit, dhe po ashtu ishte refuzuar nga sekta okulte e Albinit. Dhe sekta okulte e Albinit ka refuzuar edhe seancën e caktuar tash nga Kryesia e Kuvendit. Pra, është e qartë se ka një rrëmujë deklaratash, qëndrimesh dhe sjelljesh, gjithnjë në funksion të përorimit politik të vdekjes së Astritit, duke e devijuar tërësisht aspektin human të këtij rasti. Pse po ndodh kjo? Kjo po ndodh pikërisht për shkak të shkaqeve që e kanë çuar Astritin drejt vdekjes, e që është pjesa më e rëndë e gjithë këtij rasti, pos vdekjes së tij, dhe për të cilat do të mund të shkruaj gjatë ditëve në vijim.