Kadri, s’je serioz…s’ke qenë kurrë !

06.05.2019 23:53:35
Nga Fatmir Bajraj
Paska marrë mundimin t’lexosh një shkrim t’përgaditur nga tjerët, në emër të Kryeparlamentarit, alias “inicuesit” për formimin e një Tribunali Ndërkombëtar, për krimet serbe në Kosovë, kaq !
Mos më t’njoftë, shtrënjtë t’kisha ble Kadri – “trimi me fletë” ! Po ku ishe, dhe ku ishit sot e 20 vite o Kadri, Ti & Co ? Bashkësia Nderkombëtare kishte ngritë një Tribunal Nderkombëtar me seli në Hagë për krimet n’ish Jugosllavi, dhe i njëjti u mbyllë, pasi “shtëroj” gjithë materjën & hapësirën n’dispozicion duke konsumuar edhe afatët e parapara kohore, e Ti Kadri, “trimi me fletë” & Co, i mbajte t’mbyllur “Thasët e Biligradit”, pse ? “Peshqit n’deti, ferteja n’zjerm” ! Mos u tallëni me viktimat, me familjarët e viktimave me t’dhunuarat dhe t’dhunuarit deri n’poshtërim…! Para se t’promovoni një kerkesë thellësisht humane për ndeshkimin e krimeve serbe n’Kosovës, tregojuni shqiptarëve : Pse kaq vonë ?
Ku ishit me kohë ? Kush është përgjegjës ? Veq mos thuaj se kishit bërë sadopak, veq mos thuani se nuk kishit mundësi, veq mos thuani se u ndaloj njeri ! Jo Kadri “trimi me fletë” & Co ! S’bëtë asgjë sot e 20 vite edhe pse i kishit të gjitha mundësitë, dhe s’u ndaloj njeri, por heshtet dhe për heshtjën mbaheni përgjegjës sa t’është Dynjaja me njerëz…! Sikur t’kthehej koha dhe t’degjonim para 20 viteve një nismë të tillë, do mrekulloheshim, do mbillej shpresë tëk familjarët e të humburve t’pa gjurmë, do ndjehëshin një qik t’lehtësuar familjarët e të vrarëve, të ekzekutuarve n’masë, t’masakruarëve dhe gratë tona t’dhunuara…! E ke me hile Kadri, e di Ti, por e dijmë edhe Ne sikur Ti ! Sikur kjo të ndodhte, para 20 viteve, atëhreë kur gjurmët e krimit ishin t’freskëta, kriminelët aty-pari dhe deshmitarët të gatshëm për deshmi ; ngritja e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe n’Kosovë, do ishte ; jo vetëm satisfaksion për viktimat dhe familjarët e viktimave, por një akt i tillë, pra ndeshkimi i krimeve serbe n’Kosovë, do ishte ngjarja ma madhore, ma kulmore dhe ma pikante pas asaj të çlirimit me 12 Qeshor 1999, pra vetëm çlrimi dhe Liria mund t’kishin peshën ma t’madhe, të tjerat, kurr JO !
Asnjë Ligj, asnjë Institucion, asnjë akt shtetëror e shtetësie, nuk do kishte peshën e ndeshkimit të krimeve makabër serbe mbi Kosovën dhe shqiptarët. Edhe nëse ndodhë, dhe vështirë se do ndodhë, për shkak të voneses “sonë”, pra “gjumit letargjik”, do të ndodhë për faktin e angazhimit Amerikan dhe miqëve Euro-Përndimor, dhe kurr për meritën tuaj të zymtë e me hile, Kadri ! Ishit t’zënë me “punë të shtetit” Kadri, Ti & Co ! Ishit t’zënë me hajni, krim e korrupsion, Ishit t’zënë me kundershtarët politik, eleminimin fizik të tyre… Ishit t’zënë e të angazhuar maksimalisht dhe me përpjekje titanike n’kapje të shtetit, të cilin tani e keni n’zap…! Pra, s’kishit kohë Kadri, Ti & Co ! Mos harro Kadri “edhe një diçka” ! Meq ke “vullnetin”, bëje edhe një Gjykatë të Pavarur në Kosovë, e cila do zbardhte vrasjët poltike të para, gjatë dhe pas luftës n’Kosovë ! Posa t’a formoni, unë t’i sjellë emrat e 1820 shqiptarëve atdhetarë të vrarë ; pa gjyq, pa hak dhe pas shpinde, vetëm për poushtet dhe…! Emrat i di Ti & Co, dhe i ke Ti, i ke njohur edhe para ekzekutimit, derisa unë, disa prej tyre i kam mësuar pasi kanë ndodhë atentatët, por po t’i dergoj n’sfond ca prej tyre !
Meq ka ndodhë metamorfoza n’Ty, ndoshta është rasti tani ?