Kadri Veseli bënë thirrje për unitet mes shqiptarëve, pas vizitës së Ramës në Beograd

19.10.2016 15:01:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka bërë thirrje për unitet mes shqiptarëve, e jo për polemika e ndarje të panevojshme, e ndarje të panevojshme, siç ndodhi pas vizitës së fundit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Tiranë. 

Kryeparlamentari kosovar tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë debat për marrëdhëniet ekonomike, e jo debat simbolesh.

“Raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raporte vëllazërore. Janë shembull se si duhet të ndërtohen raportet mes shteteve dhe popujve në të gjithë rajonin tonë. Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve në mes Shqipërisë dhe Serbisë është një vlerë më shumë në rrugën rajonale të integrimeve euro-atlantike. Kosova nuk humbet asgjë nga ky zhvillim. Përkundrazi, përfiton edhe më shumë, ngase po ndërtohet një klimë e përgjithshme e komunikimit dhe dialogut rajonal. Është në interesin e Kosovës që Shqipëria të flas dhe përçoj zërin e Kosovës kudo ku ne ende nuk arrijmë të kemi përfaqësim institucional. Sot, si kurrë më parë, me Shqipërinë duhet të kemi debat për marrëdhëniet ekonomike, e jo debat simbolesh. Është koha për ekonomi, jo për histori e romantizëm”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.