Kadri Veseli dhe Veton Surroi bashkë kundër LDK-së

26.12.2016 12:34:40

Nga Rexhep Kastrati

Gjatë viteve kam shkruar për angazhimet e linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova, me qëllim dobësimin dhe rrënimin e saj. Po ashtu, gjatë viteve kam shkruar se formimi i partive të ndryshme të dala nga linja e Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste është bërë si mënyrë për të tërhequr mbështetësit e LDK-së me qëllim që ta dobësojnë atë. Edhe themelimi i “Orës” ka qenë në këtë funksion, edhe para se këtë ta deklaronte një nga ata që dikur i kanë shërbyer Veton Surroit, e tash ia nxjerr të vërtetën në shesh. Çështja është pse tash ka dal kundër veton Surroit? A po konsiderohet Veton Surroi si një specie medietike në zhdukje, apo e gjithë kjo është një lojë tjetër e Kadri Veselit? Nga 2004 e deri më 2016 janë 12 vite, dhe janë disa vite që “Ora” nuk ekziston më. Dhe shtrohet pyetja tjetër: pse u shkri “Ora” në LDK? Unë kam thënë edhe atëherë kur është shkri se nuk është punë e mirë dhe përpjekje për ta marrë kalanë nga brenda. Dhe ia kam pas zënë për të madhe udhëheqjes së atëhershme të LDK-së që ka pranuar që “ORA” të shkrihet në LDK, ashtu sikurse LDD. Pra, a ka qenë shkrirja e “ORA” në LDK mënyrë e infiltrimit të SHIK-ut brenda saj? Në këtë kuptim për mua gjithënjë ka qenë i dyshmitë roli i saj brenda LDK-së. Mirëpo, tash pasi që u bë publik e dhëna se “ORA” është pjellë e SHIK-ut, a po bëhet kjo për shkak se ka dështuar qëllimi pse është shkrirë ajo në LDK, përkatësisht është bërë neutralizimi i saj si specie politike? Pavarësisht nga këto, është bërë e qartë edhe një herë se baza e luftës speciale dhe luftës politike kundër LDK-së ka qenë dhe ka mbetur luftë e përbashkët e linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste qoftë gjatë luftës, qoftë pas saj, qoftë edhe sot e gjithë ditën. Në këtë kuptim, kjo e dhënë hedh dritë më shumë se përse ka një anagzhim kaq të madh të prostitutave politike dhe medietike, të strukturave mafiozo-politike dhe milingonave të BIA-s kundër Qeverisë që drejtohet nga LDK. Dhe kjo vlen për anëtarësinë dhe mbështetësit e LDK,  e jo për veglat kondomë brenda apo rreth LDK-së, sepse shumica absolute e tyre e kanë ditur qëllimin e gjithë këtyre angazhimeve kundër LDK-së dhe me vetëdie, qoftë se janë shitur, qoftë se janë shantazhuar, janë bërë pjesë e një lufte të tillë. Pra, tashmë kanë edhe një të dhënë më tepër për të besuar se PDK, AAK, sekta okulte e Albinit, Nisma dhe shumica absolute e medieve dhe e portaleve janë në bashkëveprim të plotë kundër LDK-së dhe Qeverisë që drejton ajo, dhe çdo iluzion se sekta okulte e Albinit, AAK, Nisma apo ndonjë tjetër janë më të mira se PDK, apo më pak të këqia se ajo, është vetëm një mashtrim dhe një e pavërtetë e madhe. Dhe kur jemi këtu është momenti për të thënë se investimi i SHIK-ut dhe i veton Surroit në sektën okulte të Albinit është bërë pas dështimit të “ORA”-s. Kjo do të thotë se inestimi në të, në fuqizimin e saj është bërë për të kryer ato punë që i ishin besuar “ORA”-s. Prandaj, edhe në sektën e okulte të Albinit ka plotë që janë bij udbashësh, ka shumë që edhe vetë janë udbashë, ka shumë që më parë kanë qenë në partinë e Thaçit apo të veton Surroit. Shembulli i fundit është rasti i kalimit të Dukagjin Goranit në sektën okulte të Albinit. Pra, është e qartë se misioni për dobësimin dhe rrënimin e LDK-së, si parakusht për rrënimin e vendit, në masë të madhe i është besuar sektës okulte të Albinit. Kështu tashmë është bërë e qartë: PDK synon ta komprometojë LDK-në me spica në qeverisje, opozita ta komprometojë me akuza se ka bërë koalicion me SHIK-un, kurse mediet duhet ta thellojnë luftën speciale dhe ta bëjnë të besueshme gjithë këtë. Pra, edhe kur mediet apo opozita kur e shan apo e kritikon PDK-në, nuk e ka për qëëlim ta godasë atë, por LDK-në. Kështu eshtë edhe për mediet. Është kështu se kur bëhet djalë për vlerat që përfaqëson LDK dhe kontributi i saj në lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ata janë bashkë, ashtu siç janë bashkë për të mbrojtur trashëgiminë e tyre kriminale dhe kundërkombëtare.