Kadri Veseli garanton realizimin e premtimeve të Lladrovcit (Foto)

12.12.2016 16:36:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e fushatës elektorale të kandidatit Ramiz Lladrovci për raundin e dytë zgjedhor në Drenas.

Duke iu drejtuar mbi 1 mijë anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, Veseli ka thënë se të gjithë ju pyesni se çfarë na duhej ky raund i dytë, por kjo është pjesë e demokracisë.

“Unë e di se të gjithë pyesim se çfarë na duhej ky raund i dytë. Por, kjo është pjesë e demokracisë dhe duhet të gëzohen pak edhe oponentët tanë politikë, por jo tepër mase e pastaj të hidhërohen pas një jave. Besoj se ata do të jenë dinjitoz dhe më 18 dhjetor ta pranojnë rezultatin dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve të Drenasit e të mos shpërndajnë fyerje e akuza, atëherë kur atyre nuk ju pëlqen”, ka thënë lideri i PDK-së.

I pari i PDK-së ka thënë se do të punojë bashkë me kryetarin e ri të Drenasit, Ramiz Lladrovcin, që çdo fshati në zonat rurale të Drenasit t’i rregullohet infrastruktura jetësore në nivelin e duhur.

“Unë si kryetar i PDK-së do ta pranoj çdo kritikë, që ka të bëjë veçanërisht me përmirësimin e Partisë Demokratike. Pushteti jepet nga populli dhe duhet të kthehet në mënyrë të ndershme tek populli. Andaj, i ftoj të gjithë qytetarët pa dallime partiake, që më 18 dhjetor të votojnë Ramiz Lladrovcin dhe unë do të jem garant i gjitha projekteve që do të realizohen në komunën e Drenasit”, ka thënë Veseli.

Duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Drenasit për besimin e tyre në Partinë Demokratike të Kosovës, kreu i PDK-së ka kërkuar prej tyre që të dalin masivisht më 18 dhjetor për të votuar për kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit. /Lajmi.net/

kadridre1kadridre2kadridre3