Kadri Veseli nënshkruan vendimin për shpërndarje, ia procedon Presidentit

Kadri Veseli nënshkruan vendimin për shpërndarje, ia procedon Presidentit

22.08.2019 14:33:39

Pak minuta pas votimit të deputetëve për shpërndarje të Kuvendit, kreu i legjislaturës së gjashtë Kadri Veseli e ka nënshkruar këtë vendim.

Atë ia ka nisur Presidentit Hashim Thaçi i cili më pas mund të procedojë me shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme,njofto Klan Kosova.

Sipas Kushtetutës zgjedhjet e reja do të mbahen brenda 45 ditësh – nga dita e shpërndarjes së Kuvendit.