Kadri Veseli ngushëllon Nexhat Dacin për vdekjen e djalit nga orteku i borës në Brezovicë

26.01.2019 18:34:55

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur ngushēlëllle për vdekjen e Zëvendësministrit Arian Daci sot në Brezovicë.

Kryeparlamentari Veselinka shkruar në faqen e tij në Facebook se lajmi për vdekjen e djalit të Akademik Nexhat Dacit ishte tejet pikëllues.

“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli.