Kadri Veseli, sot tregove se VV, AAK e Nisma, vezët e gazin lotjsellës në Kuvend i kanë futur me lejen tënde!

10.09.2017 13:25:56

Nga Rexhep Kastrati

Kadri Veseli sot i ndali fjalën kryetarit të Grupit Kuvendor të LDK-së, Avdullah Hoti, me arsyetimin se do të respektonte strikt Rregulloren. Dhe kjo do të mund të dukej normale, sikur të Kadri Veseli të mos ishte ai që ka qenë kryetar i Kuvendit edhe gjatë legjislaturës së kaluar, kur edhe kanë ndodhur edhe format më të rënda të shkeljes së Rregullores dhe të Ligjit dhe të Kushtetutës.

Gjatë legjislaturës së kaluar, kanë ndodhur veprime të rënda që kanë cënuar rëndë jo vetëm cenimin e Rregullores, të Ligjit dhe të Kushtetutës, jo vetëm që kanë cenuar rëndë dinjitetin dhe sigurinë e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të përfaqësuesve të tij në Kuvend, por edhe vetë funksionimin normal të vetë shtetit. Bllokimi i seancave nga ana VV-së, AAK-së e Nismës, gjithë ato skena të turpshme me gota rakie apo çaji, gjithë ai gaz lotsjellës dhe gjithë ato veprime të tjera të dhunshme, që kanë qenë të vazhdueshme gjatë qeverisjes së vendit nga LDK dhe kryeministri Mustafa, dhe si vazhdimësi e angazhimeve të dhunshme dhe destabilizuese që zhvilloheshin jashtë Kuvendit.

Edhe gjatë tërë asaj kohe kam shprehur pikëpamjen se gjithë ato zhvillime ishin të bashkërenduara me PDK-në dhe me Beogradin, por votimi i mocionit i kishte vënë kapakun dhe kishte konfirmuar se ishte pikërisht kështu. Kurse në kontekst të seancës së sotme, kur Kadri Veseli u tregua strikt, mund të thuhet qartësisht se kjo është vetëm edhe një dësmi shtesë se Kadri Veseli ka qëndruar mbrapa të gjitha zhvillimeve negative në vend, përfshirë edhe shkeljen brutale dhe cenimin e sigurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të përfaqësuesve të të popullit në Kuvend. Ishte në dorën e Kadri Veselit, ishte në kompetencat e tij që ia përcakton e njëjta Rregullore në të cilën thirrej sot, për të ndërprerë fjalën e z. Hotit, një e drejtë elementare e shprehjes së lirë edhe is individ, por edhe si kryetar i Grupit Kuvendor, pra ishte në kompetencat e tij që të ndalonte të futej gazi lotsjellës në Kuvend, ishte në dorën dhe kompetencat e tij që të ndalonte dhe të mos lejonte të cenohej siguria e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të përfaqësuesve të popullit në Kuvend, por nuk e bëri. Dhe nuk e bëri, sepse synonte të pengonte funksionimin normal të një Qeverie të drejtuar nga LDK-ja, sepse të pengonte reformat dhe hapat që kishin filluar në çkapjen e shtetit, sepse në këtë mënyrë kujtonte se duke e përdorë sektën okulte të Albinit dhe në përgjithësi opozitën, mund të vinte vetë në krye të Qeverisë.

Pra, Kadri Veseli, për interesa të tij, dhe të subjektit të tij politik, por edhe për interesa të Serbisë dhe të tjerëve, ka lejuar jo vetëm që të shkelej Rregullorja, Ligji e Kushtetuta, por edhe të organizohej dhe të shpërfaqej në formën më brutale një formë e grushtshtetit të brendshëm institucional, një formë primitive e anarkisë dhe tribalizmit që komprometoi sigurinë e brendshme dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës, pengoi anëtarësimin e saj në UNESCO dhe shkaktoi shumë dëme të tjera.

Natyrisht, edhe në këtë legjislaturë do të vazhdojë loja kokafshehti që të hidhet guri e të fshihet dora, por edhe do të vazhdojë teatri tragjiko-komik ndërmjet Kadri Veselit dhe sektës okulte për të fshehur njëjtësinë dhe bashkëvprimin në dëm të vendit, por megjithatë vetëm naivët mund të besojnë se Kadri Veseli nuk ka mundur të ndalë gazin lotjsellës, apo se vërtet PDK dhe sekta okulte e Albinit janë që në thelb kundërshtare siç po paraqiten. Dhe për këtë, përveç gazit lotjsellës dhe gjithë veprimeve të tjera të dhunshme dhe kundërligjore gjatë legjislaturës së kaluar, përveç votimit të përbashkët të mocionit kundër Qeverisë Mustafa, dëshmon edhe koalicioni PAN që u krijua për të pamundësuar drejtimin e Qeverisë nga LDK.

Siç kam thënë edhe në një shkrim të tjetër, siç kam thënë edhe në komente të shkurtra, Serbia po luan me dy anë: në njërën anë ka mundësuar një Qeveri të kontrolluar nga Beogradi, kurse në anën tjetër po bën gjithçka që të mbështesë dhe nxisë veprimet destabilizuese të sektës okulte të Albinit për të destabilizuar vendin.