Kaka: Po afron fundi, dua të bëhem trajner

10.10.2017 11:02:55

Tifozëve të Milanit, të Brazilit dhe jo vetëm pa dyshim që do t’ju mungojë. Ricardo Kaka bëri të ditur se shumë shpejt do të varë këpucët në gozhdë duke lënë futbollin e luajtur.

“Futbolli nuk më jep më kënaqësi, pasi ndiej shumë dhimbje kur mbaroj një ndeshje. Trupi zbulon gjithë 35 vitet e mi, nuk është më si më parë”.

Në këtë mënyrë kampioni brazilian ka shpjeguar vendimin e tij për tu tërhequr së shpejti, edhe pse nuk përcaktoi një kohë të saktë. Gjithsesi ish futbollisti i Milanit, aktualisht kapiten i Orlando City në Major League Soccer nuk është se do të shkëputet plotësisht nga futbolli. Duke i bërë elozhe karrierës pas tërheqjes së Zinedine Zidane, Kaka nuk e fshehur dëshirën për të ndjekur gjurmët e tij duke u bërë trajner.

” Është një ide e mirë që të bëj atë që ka bërë Zidane. Të ndalem për pak, të kryej kurset e nevojshme për tu bërë trajner dhe ta nis nga Kategoritë më të ulëta. Dua ta bëj dhe unë ta bëj dicka të tillë”.

I njohur gjerësisht si një ndër futbollistët më të mirë të brezit të tij, Kaka shkëlqeu më shumë se kudo te Milani, ku fitoi Championsin në vitin 2007 duke rezultuar dhe golashënuesi më i mirë i Kompeticionit, sezon pas të cilit fitoi edhe Topin e Artë.