Kakavijë, sekuestrohen 2 kg heroinë, në pranga poseduesi

10.12.2016 18:42:15

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar një sasi prej 2 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë dhe ka vënë në pranga personin që e transportonte.

Burime policore bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Stavri Topi, i cili po udhëtonte me një mjet tip “Benz” me targë “AA 770 LS”.

Lënda narkotike është gjetur e fshehur në parafangot e gomave të para të mjetit e ndarë në 4 pako me një peshë totale prej 4 kilogramë.