Kaloj edhe kjo hallakamë për përvjetorin e “pavarësisë”

17.02.2019 21:09:09


Sinan Kastrati

Vdekja e profesor Ajetit, vjedhja e “Zërit …” nga gazetarucët e … dhe protestat në Shqiperi

Në përvjetorin e 11 vjetorit të “pavarësisë” së Kosovës

Me të vërtetë, kush e shpalli “pavarësinë”, Hashimi, që e lexoi apo Jakupi që ishte kryetar i kuvendit dhe i cili edhe tash nuk po mund me u pajtua pse ai nuk u bë “kryetar” i qeverisë së parë dhe se, ai ështe ai që e ka shpallur pavarësinë e jo Hashimi.

U mundova me e gjetur një letër që e pata shkruar me një përvjetor të “pavarësisë”, vjet apo disa vjet më parë por s`e gjeta se s`e gjeta.

Dy javvët e para të muajit shkurt ishin ndër më të gjatat pasi që përveç mitingjeve e kundër mitingjeve në Tiranë e në Vlorë, në Kosovë, edhe pse dimër, ishte dimër “i nxehtë”.

Hashimi e Kadria po ia bâjnë gropën Ramushit rreth “taksës” e ai, i ka “ngul kâm`t”.

Po të kthehemi te “pavarësia”.

Sot, herët në mëngjes, nga kurreshtja, e hapa televizionin dhe, hajt thash ta “kqyri” çka po bëjnë atje poshtë.

Hashimi, ishte “i pari” por ndoshta “e harroi” bacën Rifat, në fjalën “përshëndetëse”, nuk e zuri në gojë fare, deri kah fundi, se, çka ra fjala, e tha Adem Jashari, e “elhyqmyrilah”, e përmendi bacën Rifat …  

Tjetra, pash një shkrim se Ramushi ia paska k`thy shpinën Edi Ramës e nuk ia paska zgjat as dorën.

Këto ndodhin kudo, e pse të mos ndodhin edhe në Kosovë?

Thuhen fjalë “të mëdha” e pa kripë e piper që as mendja si përthekon, për trimërinë e luftën që paskan bërë.

Nuk dua me e shit lopën

Eh, isha i papunë dhe një nga miqt e mi e ish cimer më propozoj që të punoj si tregtar rrugësh, çka unë nuk doja. Atherë ai më tregoi se çka i kishte ndodhur një dajës, nga Godishnjaka.

Po e tregoj.

Një fukara detyrohet ta shes lopën e vetme të tamlit por në pazarin e gjâve kur e pyeste ndonjë për lopën, ai tregonte drejtë dhe myshteritë largoheshin.

Pas disa javëvë, dajët e mikut tim i thonë: – Ne do ta shesim por mos fol!

Në ditën e parë të tregut, kush i afrohej, “tregatarët” i thonin:- Në çdo vjet, pjell, nga dy vjeta e milet deri në dy javë pa pjell dhe e mush ka ni kusi me tamel.

Në momontin kur disa ishin të interesuar ta blenin, i zoti i lopës filloi me qajt dhe tha: -Nuk e kam dit që kam lopë kaq të mirë, nuk dua me e shit.

Edhe unë dua të bëhem gjeneral me 100 yje

E shkoqet Kosoven qe 11 vjet duke e vjedhe

”Te dashur bashkeluftetarë…! 
Oj t’ëmën e s’ëmës do thoshte nje miku im. 
Po kur luftuam ne qe nuk e paskemi ditur, kur luftove ti do me thonin miqte. Nje mut luftuam ne, nje mut luftove ti o mavri.
Po pse ore lufte ka qene shoqerimi i ndonje eksponenti te Kosoves. Nese po, i bie qe une jam gjeneral me 100 yje.
Po pse ore, lufte ka qene tregtimi i armeve? Lufte ka qene te shkoje e te blije ndonje buke per ndonje emigrant qe kthehej per ne Kosove? Te blije birra apo piva e te pije me ata qe donin te hynin ne Kosove? Po pse ore lufte ka qene se je njohur me ndonje gjeneral te pasluftes. I bie qe une te jem Mic Sokol per njohjet e kontaktet.
Kaja nanen shqipe! Turli muti vetshpallet luftetar i Kosoves. Turli muti qeveria e Kosoves ka shpalle veteran lufte. Se ata qe duhet te jene kane vdeke per lirine ose kane mbete invalide lufte per lirine e nuk pyet askush per to. Ndersa tregtare te shumte vetshpallen luftetare e komandanta dhe sot ne 11 vjetorin e pavaresise thone Te dashur bashkeluftetare. Hajnat e mutit. Spiunat e mutit. E shkoqet Kosoven qe 11 vjet duke e vjedhe duke e mbajte peng sa ka mberri puna nuk ke kujt me i besue, nuk di kujt me i besue” (R. Shahu)

Dikush do të thot, po çka është kështu more me ty …?

E unë i përgjigjem: Edhe unë dua të bëhem gjeneral more si kuksjani, Kuduzi i kuduzave.

Ama mua nuk më hiqej nga mendja vdekja e profesor Ajetit, që nuk e priti “festën” e “pavarësisë”.

Por mua më erdhën shumë urime edhe për “pavarësinë”. Bile një miku im më shkruante se duhet të shkoj ti vizitoj … sepse isha gjashtë vjet i papunë.

Por ajo që më preku më së shumti ishte letra e ish profesorit tim, të gjimnazit, Ismet Gegaj.

Ai ishte  shumë e emocionuar dhe kështu e përshkruan profesor Ajetin:

“Z. Sinan Kastrati, e lexova me kujdes nekrologun kushtuar prof. Idriz Ajetit e cila më inspiroj per t’i shkruar ca rreshta ne shenje kujtimi e mirenjohje per figuren me te shquar te arsimit e te shkences.

Pata fatin e mire qe isha student i pro I. A., qe ishte kenaqesi e vecant per mua e per tere gjeneraten. Ishte njeri me virtyte te larta njerezore, pamje fisnike, qendrim akademik, sjellje akademike, gjithcka ne harmoni te plot qe krijonin imazhin e nje shkencetari. Pa fije dyshimi, i pashem, shtatlarte, fytyre e floke bjonde. Ne pamje dukej hijerende por ne shpirt i thjesht e shume i afert me studentë. Me kujtohet pas provimeve i vente notat ne fleteparaqitje, rendom m’i jepte per t’i dorezuar ne zyren e referentit që ishte besim e respekt i ndersjell. Ishte viti ’70-’71 kur fillon bashkepunimi ne mes dy universiteteve, te Tiranes e Prishtines. Ishim tejmase te gezuar, te fascionuar e te kenaqut deri ne ekzaaltim. Prania e shkencetareve te shquar si E. Cabej,Mahir Domi, Adrokli Kostallari, A.Buda e shume te tjere ishte dic e imagjinueshme. Ligj. mbaheshin ne amfiteater, ku rendom iu printe pref I. A. Ne qendronim ne kembe, me durtrokitje frenetike pa u ndale derisa prof. Ajeti na jepte shenje me duar duke thene ”T’i degjojme njehere e pastaj vazhdoni”:  ju lutem ,ju lutem …

Kemi shume kujtime t’embla per kete figure te shumezuar me qindra gjenerata qe flasin me admirim per proj I. Ajetin. Profesoret I. Ajeti e prof. Besim Boksh kane lënë mbresa te pashlyeshme, si pedagog e si shkencetar te pa arriteshem e te pa perseritshem.

U fik ky yll i dijes e i shkences po rrezet e tij do shendrisin pergjithmone shkencen e Albanologjise. Ne fund, me beso u zhgenjeva pamase per atfare menyre te ceremonise se varrimit,kam pritur te jete madheshtore, siq i ka hije me pjesemarrje nga te gjitha trojet shqiptere. Turp, turp!”

Dhe prap te 11 vjetori

Po çka shkruante një miku im, nga Veriu i Suedisë?

Murat Koci në faqen e fb-ukut ndër të tjera shkruan:

“Njëmbëdhjetë vjet pavarësi, njëmbëdhjetë të arritura të prekshme nga çdo shqiptar kudo në botë. 
”1.Fusnota 
2. Bashkësia Serbe 
2.Mosliberalizimi i vizave
3.Ikja shqiptarëve nga Kosova 
4.Falja e 8200 hektarëve Malit 
5. Kapja e plotë e shtetit 
6. Plaçkitja masive e pronës shoqërore e shtetërore 
7. Shkatërrimi i arsimit 
8. Shkatërrimi i shëndetësisë 
9. Kampion në Europë për korrupsion 
10. Ç’njohjet 
11. Rrezikimi i një të tretës të territorit të tanishëm”


Kur gazetarët vjedhin, ”fjalët”

Dhe në fund, dua të tregoj për një skandal që më ndodhi dje me një gazetar e më vonë, u bënë dy gazetarucë të një gazete, që unë e kam shumë për qef.

Asaj gazete ia dërgova një shkrim të gjatë, në dy vazhdime. pra dje.

”Gabimi” im ishte se të dy opinionet e mia kishin të njëjtin titull dhe ndoshta ata nuk e kanë vrejtur pasi që ata, mendoj unë nuk lexojnë asnjë ”opinion” të huaj.

Kështu kishte ndodhur njëherë men je gazetar të ”Rilindjes”, por ai i ngrati e pranoj se ka të kryer veç shkollën fillore pra 8 vjetë shkollë dhe në vend të (lumit Lim), ai ia korigjon, si Hashimi, “Lumi”.

Të parin e publikuan pas 5 minuatave e të dytin, nuk e botuan. Kur mendova se u teprua, iu shkruajta e në vend të përgjigjes pash se një nga dëshmitë që unë iu kisha dërgua, ai (D. Rr.) e kishte marrë si të vetin.

Pas një kohe më shkruan, një tjetër gazetar (N. Sh). Ky farë rroteli ky më mbante ”nasihat” …. Dhe kur unë e pyes: -Ky është i imi, hiçne ose botojeni të plot shkrimin e bashkangjitna edhe dëshminë, marrë nga ajo gazetë e vitit 1998. Dikur i pyes: – Ku e keni marrë … ”Zërin e Kosovës”, nga kush? Ai i ngrati, ”nuk” ishte mësua me rrejt por më tregoi ”drejtë”: – E kemi marr nga Naim Miftari. Unë isha i sigurtë se qenka rrenc amator dhe pa një e pa dy, ende pa e mbylurr bisedën me këtë kalemgji, e pyes Naimin:- Ku e ke marrë o Naim, se gati “rash n`gjak” me dy “mejdangji” e ai më thot: – Jo more nga ti e kam marr shkrimin he mozomakeq.

Mendova, janë axhami.

Po nuk kanë faj se i shohin të tjerët e edhe ata lakmojnë me vjedh si të tjerët, si mënyra më e mirë e avansimit të tyre.

Një miku im shumë besnik, më tha:

– Falju!

-More, ata nuk po kërkojnë falje po edhe më shumë po sharrojnë, shtat pash nën tokë.

Kjo është hera e dytë.

Herën e parë ma vodhën Abetaren, por jo këta dy.

Nuk vjedhin veç “liderët” e politikanët, ministrat e deputetët por edhe “gazetarët”.

Malmö, 17 shkurt 2019