Kalorësit e vonuar për ndarjën e Kosovës?!.

09.08.2018 12:45:43

Amerika e bëri të çartë sot së nuk ka ndërhyrje nga jashtë:”Çdo marëveshje për normalizimin e marëdhënjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet te vijë nga vetë palët”. Eçartë për ata që marrin vesh, pra

Nga Binak Maxharraj

Nëse Kryekalorsi për ndarjen apo ndryshim të kufinjëve Hashim Thaçi vepron diçka të kundërtë, përgjëgjësia bie mbi  kokën e tij si shpata e Damakleut.Edhe,kjo çshtë e çartë. Kësaj vere politike edhe ashtu të nxehët po i jepë zjarr edhe me shumë  Kryekalorësi i vonuar Hashim Thaqi.Ai vetem për me e pa dikush ne ekranë delë për çdo ditë, si plakat e këqija para pasqyrës, por edhe shkruan ajmalia ne FB e tij, për të lëshu ndonjë “sihariçë” pa krip te tipit te deshtuar, të çorentuar totalisht i cili ka nevojë për një kontrollë rutinë te neoropskikiatër i profilit Prof.dr Skender Boshnjakut. Kryekalorsit tonë nuk mund t’i bie n’fije së vërtët çka ai don, sot thotë diçka e nersermen i hane fjalt, thotë diçka tjetër. Ai don me e nda Kosovën, ai donë me shkembim teritoresh,ai don ndryshim të kufinjëve,etj. Të gjitha këto rrena te përditëshme Kryekalorsi i banë vetem sa për te trullos opinionin me rrenat e tij,por qellimin e ka te themra e Akilit, pra te Formimi i Asociacionit me kompetneca ekzekutive, pra thjeshte autonomi teritoriale,e cila pas disa vitevdo te shkeputej nga Kosova, dhe kështu po duket i ka premtu mikut të tij kriminel nga Serbia Aleksandër Vuçiq.

Edhe më heret,por sidomos këto ditë Kryekaloresit ne idet e tij iu bashkuan edhe disa kalorës të tjerë për të i ndihmuar në krrokatjet e tij. Këta janë Rexhep Qosaj dhe Lutfi Haziri.I pari heret shumë më heret ka ba thirrje për bashkimin e Lugines thuese së këto janë lojra femijesh. E,dijë së secili shqiptar ka nastalgji për popullin e vete qe jeton ne Luginën e Preshevës, sepse atë padrejtësishtë ne vitin 1956 e shkeputen me dhunë nga Kosova dhe ia dhanë Serbise. E kuptojë së motivet e Rexhep Qosjës jane thjeshtë te natyrës etnike. Por kalorësi tjetër Lutfi Haziri nuk po pranë duke krrokatë për bashkimin e Luginës. Motivet e tij janë thjeshtë politike,për te mbijetuar ne politikë, ashtu siç e banë edhe Kryekalorësi Hashim Thaqi për te shpetuar lekuren e tij dhe për mbijetes ne politikë, por as se si nuk është ka e kupton së politika e dijë djallëzore, shkaterruese për shtetin e Kosovës po merr fund, po përendon njëherë e përgjithëmonë.

Por,a dinë këta kalorës të vonuar t natës se errët së Serbija nuk është ajo qe e jepë  Presheven pa marrë asgjë si kundër vlerë. Për më e “dhanë” ajo Presheven, ajo e kërkon Mitrovicën. Ndryshe Serbet nuk e hanë.

A e dinë këta Kalorësit e vonuar së në Luginën e Preshevës  toka e saj  prodhonë vetem bar për ti ushqyer bagëtin?!. Kaç kurgje me shumë.A e dinë këta Kalorsit e vonuar se për më e marrë Luginën e Preshevës që prodhonë vetem bar për bageti duhet më e dhanë tokën shumë fishë me vlere më te madhe së ta tokat e Luginës që prodhojnë bar?!.A e dië këta Kaloresit e natës së vonë se për Luginën duhet me e dhanë tokën me pasuri marramendëse nentokësore qe prodhonë ar,argjent,plumb e çka mos tjetër. Këtë tokë e cila prodhonë ar, argjent, plumb..historikisht ia paten nu syrin, e patën lakmi që të gjithë qe nga Londra,Boni,Parisi e deri ne Vashington, por te cilën e patën shfrytëzuar vetem Anglezet dhe Gjermanet si pushtues.

Po,a e dinë këta Kalorësit e vonuar të natës së errët se cila është me e vlefshme:toka qe prodhonë barë për bageti apo toka qe prodhonë ar,argjent..etj.A dinë këta Kalorës se, tokës qe prodhonë arë, argjend,sot ia kanë lakmi me e pasë ne pronesi shumë shtete te botës, atehere pse na qe e kemi tokën tonë stergjyshore qe prodhonë ar e argjent të cilën Zoti i Madh na e dhuroi,këta kalorësit e natës së errët po tentojnë me ja dhanë Serbisë.

A e dinë këta kaloresit e nates se vonuar se Veriu i Kosovs është pasuri nacionale me vlëre trilonshe pa te cilat nuk ka jetë në Kosovë,sepse Trepça historikishtë ishte krenaria e Kosovës Në vitin 1992 Presidenti Rugova nen tytat e bajonetave serbe deklaroi për gazeten “Der Spigel” se më çdo kushtë nuk e japin Veriun, nuk e japim Trepçen.Kuse keta kaloresit tane kane edhe guximin te diagolojn me ta për kete çështje.Mu për këtë ,sot Serbia është e çmendur me e marrë këtë pjesë të tokës tonë të bekueme. Serbia nuk ka nevojë edhe gjithë aq për teritor,sepse ajo ka boll teritor.Mendojeni Shumadin, dy herë më e madhe së Kosova gadi se nuk jeton askush, ështe e shprazet,ka mbete qyqe ne rremë,aty kety  e takonë ndonje njeri te cilëve Edi Rama,  miqeve te vete Serb, po ua qonë si dhuratë nga nje nuse.

A e dinë këta Kalorësit e vonuar së Serbia e ka vetem një qellim.Asaj nuk i interesojn edhe aq shumë serbet e veriut.Ata i ka vetem për pazare dhe kusurim me keta Kaloresit tanë te nates se vonë qe nuk shohin më larg së deri te hunda e tyre.Qellimi i tyre kryesor është mos me dhanë Luginën sepse i ngushtohet kalimi ne jug, por qellimi i tyre kryesor është me e shti ne dorë këto pasuri marramendese nentokesore, me te cilat po manexhon edhe tani. Ata e kanë qellimin qe këtë ta bajnë përmes formimit te Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe ne Kosovë.

 A e dinë këta kalorësit e vonuar së, këto dite do te dorezohet Drafti lidhur me kete Asociacion. Nga kush, kush e hartoi kët draftë, cili ekipë e beri këtë.Si është e mundshme që te dorëzohet Drafti ne Bruksel, kur Qeveria Harajdinaj nuk dinë asgje e cila ka qenë e obligueme ta shkruaj Draftin,pse Qeveria Harajdinaj nuk del hapatas te thotë  ne stilin e tij se kush është ai”rrotë same” qe po punon pas shpines  se Qeveris, a mos ka këtu dorë Kryekaloresi Hashim Thaqi i cili veq ai dinë të ia futë thikën pas shpine Kosovës.Këtu ka diçka te vertetë, sepse është po ky Hashim Thaqi i vitit 2015, kur e nenshkraoi Mareveshjen ne Bruksel me Ivica Daçiqin ne te cilën parfashihet se Asociacioni do te këtë kompetenca ekzekutive qe do te thotë Autonomi teritoriale per Serbet ne veri i cili  për te cilën Mareveshje Kushtetuta e Kosovës i pati, hiq më pak, se 23 vjrejte qe bien ndeshë me Kushtetutën.

Po si ka fytyrë e faq qe Qeveria Harajdinaj te shkojë neser ne Brukses qe te bisedoi për një Draft ne te cilin nuk ka marrë pjesë ne hartimin e tij,por ate e kanë ba kryesisht serbet.Pse Brukseli po luan këso lojra te felliqeta.Kush e autorizoi Brukselin qe te pranon nje Draft ilegal qe nuk është i Qeveris se Kosovës.Qeveria e Kosovës duhet qe të ia banë te qartë Brukselit se nuk do te merrë pjesë në shqyrtimin e ketij Drafi ilegal. Nese nuk ndryshonë pas disa vitesh shumë lehte Veriu do të shkëputet nga Kosova. Ky pra është qellimi i Serbise te cilin edhe po e realizon ngadal në errësië me ndihmën e Kryekalorsit Hashim Thaqi.

Prandej, është e domosdoshme qe Kryekalorësi Hashim Thaqi te hiqet nga qafa e Kosovës, sepse është e pa përmisushem, është i rrezikshem për vendin, është i pa bëse, mashrtues, rrencë. Nese ky fare soiji i njeriut nuk hiqet deri ne vjeshtë ate duhet ta heqe gjithesesi stuhia e popullit, sepse vetem me protesta ai mund te hiqet.Këtë duhet ba sa më pare deri ne vjeshtë populli i ynë për ti penguar pazaret qe i ka ba me Serbin, e për me teper për ta shpetuar Kosovën. Kosova pa te dhe pa shumë kalores tjerë do te ishte tjeter, do te merrte frymë lirshem, nuk do te trazohej për çdo ditë, do te ishte sikur Kosova të çlirohet për se dyti, sikur te shendritë dhe rreyaton një diell tjeter.