“Kam nje pritje te vjeter qe s’di ku ta le…..!!!”

29.10.2020 20:13:58
U ndame ate dite vjeshte, kohe e tille ishte e zymte, tere re te murme, shi papushim dhe shiu qe trokiste ne zemrat e tona. I dhame besen njeri tjetrit se ne behar do te vije per pushime.
E pritja vazhdoi, u vonove, nuk erdhe ate behar. Nuk u takuam. Nga pritja e gjate Une lexova romanin e pare.
Te falenderova ne heshtje per tere ditet e netet e pritjes. Ishin te gjata pritjet dhe pas cdo pritje, mbaroja romanin e rradhes, qe e terhiqja nga raftet e bibliotekes modeste.
Rafti i pare mbaroi. Ishte pritja per ty qe me beri ti lexoja. Perseri te falenderova, se ndryshe po te mos ishte pritja e gjate asnje roman nuk do te kisha prekur me dore. Befas nje dite provova te shkruaja, cdo dite ulesha ne heshtje. Une dhe pritja e gjate per TY.
Keshtu kaloi java, muaji dhe si pa kuptuar edhe rrjeshat u shtuan moren forme, u shnderruan ne faqe ne kapituj.
Nuk e dija se ishte kaq e bukur pritja e gjate per Ty, e ndjeva aty ulur Une dhe Ti , ne pritjen per te ardhur nga larg.
Ehhh, ato rrjeshta i ndava me miqte ketu ne rrjetet sociale. Me beso nga pritja e gjate per Ty, me erdhi dhe mesazhi i pare, me shkruajti, me quajti krijues, poet. Me beri shume komplimente per ato rrjeshtat nga oret e pritjes per Ty.
Mendova ti ktheja pergjigje ti thoja te verteten e atyre rrjeshtave. Nuk guxova ti thoja se ato rrjeshta i mora nga Ty. Nga ato oret e pritjes, nga ato pjese bosh qe me linte ne cdo rast pritja dhe une aty ulur i mbusha me rrjeshtat e mi te thjeshte.
Qesha shume ashtu pa ze per emrin qe me vuri ne mesazhin e vet. Vetem nga pritja e gjate per Ty une lexova edhe njehere tere biblioteken time modeste.
….Dhe befas vura ra re se kishte vend bosh ne bibblioteke, per ate qe shkruajta vete. ……..
….”Kam një pritje tē vjetēr qē s’di ku ta le…..!!!”
Image may contain: 1 person, closeup