“Kam përgjegjësi për jetën e çdo shqiptari”/ Zgjedhje dhe protesta, çfarë pritet të ndodhë sot në vend

30.06.2019 09:39:24

Në një konferencë për mediat dje në mbrëmje, kreu demokrat Lulzim Basha bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të dhunës. Sot se opozita do zhvillojë protesta paqësore në të gjitha njësitë vendore.

Raportohet se në Tiranë protestat do përqendrohen përpara KZAZ-ve në orare të ndryshme. Ndërsa në Korçë opozita do të protestojë paqësisht para bashkisë në orën 09:00.

Ndërkohë procesi i votimit nisur zyrtarisht në të gjitha qendrat në Republikën e Shqipërisë.

Nga raportimet të gjitha bashkitë situata paraqitet e qetë dhe qendrat e votimit janë hapur pa problem

“Ndryshe nga Edi Rama që, për pushtetin e tij personal, është i gatshëm t’i çojë nesër shqiptarët në vëllavrasje, unë kam përgjegjësinë për jetën e çdo demokrati, çdo socialisti, çdo qytetari shqiptar.

Ndaj për nesër unë kam vetëm një thirrje: Mos bini pre e instinktit të dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë!”, deklaroi Basha një ditë më parë.