“Kam vrarë 90 femra”/ FBI befasohet nga rrëfimi i vrasësit serial, ka verifikuar 50 deri më tani

08.10.2019 13:37:50

Një i dënuar në SHBA ka rrëfyer vrasjen e 93 femrave nga viti 1970 deri më 2005-ën.

Tashmë kanë nisur edhe hetimet për vërtetësinë e rrëfimit të tij, ndërsa burime pranë FBI-së bëjnë me dije për mediat se rrëfimet e tij janë të vërteta dhe se janë verifikuar të paktën 50 vrasje deri më tani.

FBI ka bërë publike disa prej rrëfimeve rrëqethëse të Samuel Little, me shpresën për të verifikuar edhe 43 vrasjet e tjera të pretenduara nga ai.

Samuel Little, tashmë 79 vjeç u dënua me burg përjetë në 2014-ën, për vrasjen 3 grave mes 1987-1989, por u deshën 5 vite që ai të rrëfente edhe 90 vrasje të tjera. E vërteta e të cilave nuk do të ishte mësuar kurrë nëse ai nuk do të vendoste që të rrëfehej.

Mbetet ende e paqartë ky ndryshim “zemre” i personit që sot cilësohet si vrasësi më monstruoz në historinë e SHBA, e çfarë e shtyu atë të dëshmojë krimet e tij.

Në fotogalerinë e mëposhtme keni edhe imazhe të disa të viktimave të tij: