Kamerat filmojnë një reagim interesant të Merkelit derisa bisedonte me Putinin (Video)

07.07.2017 22:38:31

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbledhur liderët e G-20-ës që të diskutojnë çështje të ndryshme siç janë tregtia, ndryshimet klimatike dhe krizën e emigrantëve.

“Të gjithë janë të informuar lidhur me sfidat globale”, ka deklaruar Merkel para anëtarëve të shteteve më të zhvilluara të botës dhe BE-së.

Por, para se të futen në sallë, kamerat kanë kapur një moment interesant të Merkel dhe presidentit rus, Vladimir Putin, të cilët po bisedonin në holl.

Derisa kancelarja gjermane po i shpjegonte diçka të parit të Kremlinit, Putin dukej se nuk po pajtohej me të dhe po mundohej t’i shpjegonte versionin e tij.

Dhe në një moment Merkel është kapur nga kamerat duke rrotulluar sytë, në shenjë lodhje nga ideja që ta bind presidentin rus që ta pranoj versionin e saj.

https://youtu.be/9NIniZu0wKs