Kameruni fiton Kupën e Kombeve të Afrikës

05.02.2017 23:15:31

Është i Kamerunit trofeu i Kupës së Kombeve të Afrikës për vitin 2017. Në ndeshjen finale të kompeticionit “Luanët e Pamposhtu” iu imponuan 2-1 Egjiptit, duke shvlerësuar  avantazhin e “faraonëve” që në pjesën e parë.

Në minutën e 22-të të takimit Mohamed Salah ftoi në aksion brenda zonës futbollistit e Arsenalit Elneny që në një pozicion të prirët e coi topin aty ku nuk mund ta arrinte portieri.

Gjatë pjesës së parë Egjipti luajti shumë më mirë, por nuk mundi të gjentë një tjetër gol që do t’i vlente më shumë nga ana psikologjike.

Në pjesën e dytë Kameruni e rriti gradualisht ritmin derisa gjeti golin e barazimit me N’Koulou në minutën e 59-të.

“Luanët e Pamposhtur” patën raste të tjerë për golin e fitores që gjithsesi e gjetën atëherë kur mendohej se kjo finale do të shkonte në shtesë.

Futbollisti i Beshiktashit Aboubakar, i dhënë në formë huazimi nga Porto, i dhuroi Kupën Kamerunit me një veprim të bukur akrobatik 3 minuta para përfundimit të Kohës së rregullt.

Kameruni bëhet pas 15 vitesh fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës për herë të pestë në histori, ndërsa Egjipti vazhdon të mbajë rekordin me shtatë trofe të fituar.