Kamioni përplaset me një makinë, një i vdekur dhe një i plagosur

27.05.2017 15:13:49
Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të një tjetri është regjistruar në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Qaf Thanë- Librazhd në fshatin Urakë, ku mjeti kamion tip Man me targa SK 564 IF është përplasur me mjetin me targa AA 211 LR drejtuar nga 42 vjeçari A.M., banues në Lezhë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit me targa AA 211 LR , A.M, si dhe është aksidentuar 35 vjeçarja R.Ll., banuese në Lezhë  e cila ishte pasagjere në këtë automjet. Menjëherë pas aksidentit ajo është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për drejtuesin e kamionit I.S., 54 vjeç banues në Shkup, Maqedoni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.