Kanadaja legalizon përdorimin e kanabisit

20.06.2018 09:59:26

Parlamenti i Kanadasë ka miratuar një ligj që legalizon përdorimin rekreativ të marihuanës në mbarë vendin. Akti i Kanabisit kaloi pengesën e tij përfundimtare të martën në një votim 52-29 në Senat.

Projekt-ligji kontrollon dhe rregullon mënyrën se si mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet droga.
Kanadezët do të jenë në gjendje të blejnë dhe të konsumojnë legalisht kanabis në fillim të këtij shtatori.
Kanadaja bëhet kështu vendi i dytë në botë që legalizon përdorimin rekreativ të drogës.

Uruguai u bë vendi i parë që legalizoi shitjen e kanabisit për përdorim rekreativ në dhjetor të vitit 2013, ndërkohë që një numër shtetesh amerikane kanë votuar gjithashtu për ta lejuar atë. Mbajtja e kanabisit së pari u bë një krim në Kanada në vitin 1923, por përdorimi mjekësor ka qenë ligjor që nga viti 2001.

Projekt-ligji pritet të marrë pëlqimin mbretëror këtë javë dhe qeveria pastaj do të zgjedhë një datë zyrtare kur ligji do të hyjë në fuqi. Kryeministri Justin Trudeau ka shkruar në Tëitter se deri tani, “ka qenë shumë e lehtë për fëmijët tanë të marrin marihuanë – dhe për kriminelët që të korrin fitime”.

Por disa grupe kundërshtuan ligjin e ri, me politikanët konservatorë të opozitës dhe grupe indigjene që shprehën shqetësime. Qeveria pritet t’u japë provincave dhe komunave, tetë deri në 12 javë për të ngritur tregun e ri të marijuanës.

Ky afat kohor do të lejojë gjithashtu industrinë dhe forcat e policisë që të përgatiten për kuadrin e ri ligjor. Në vitin 2015, kanadezët vlerësoheshin se kishin shpenzuar rreth 6 miliardë dollarë ($ 4.5bn, £ 3.4bn) për kanabis – pothuajse aq sa shpenzuan me verën.

Është e mundshme që deri në mes të shtatorit, kanadezët do të jenë në gjendje të blejnë kanabis dhe vajin e kanabisit të rritur nga prodhuesit e licencuar në vende të ndryshme të shitjes me pakicë.

Kanadezët në të gjithë vendin gjithashtu do të jenë në gjendje të porosisin online drogën nga prodhuesit federalë të licencuar. Të rriturit do të jenë në gjendje të posedojnë deri në 30 gramë kanabis në publik.
Edibles, ose ushqime të përziera me kanabis, nuk do të jenë menjëherë të disponueshme për blerje, por do të jenë brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit. Vonesa ka për qëllim t’i japë qeverisë kohë për të përcaktuar rregulloret specifike për ato produkte.

Mosha minimale ligjore për të blerë dhe konsumuar marihuanën është vendosur federalisht në moshën 18 vjeçare, por disa provinca e kanë ngritur atë në 19 vjeç.