Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Besim Hoti, takoi banorët e fshatit Çabiq

05.10.2017 10:41:30

Në fjalën e tij, Besim Hoti  përmendi gjendjen e keqe në arsim, duke evidentuar mangësitë më të cilat përballët ky sektor i rëndësishëm në Komunën e Klinës. Gjithashtu Hoti përmendi problemet e shumta në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në të gjitha QMF-të dhe AMF-të në tërë territorin e Komunës së Klinës.

Hoti banorëve u prezantoi projekte konkrete në të cilat do të fokusohet qeverisja e ardhshme në Komunën e Klinës.
Ai në fjalën e tij përmendi gjithashtu edhe rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë para qytetarëve të Klinës, e cila do arrihet duke bashkëbiseduar për secilin projekt dhe shqetësim të tyre gjatë gjithë mandatit katër vjeçar 2017-2021