Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit

26.07.2017 17:30:38

Vjeshtën e këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet lokale në gjithë vendin. E me afrimin e tyre, partitë politike kanë filluar kalkulimet e tyre që ti mendojnë kandidatët e tyre më të mirë për kryetar të komunave.

Është Partia Demokratike e Kosovës, ajo e cila është duke e marr seriozisht këtë punë. Tashmë kjo parti ka filluar ti mendoj emrat që do të jenë kandidat të saj për komunat e vendit në zgjedhjet e këtij viti.

Dega e PDK-së në Rahovec unanimisht pas mbledhjes së këshillit drejtues ka vendosur që si kandidat për kryetar të Rahovecit ta nominojë kryetarin aktual të komunës, Prof. Dr. Idriz Vehapin.