Kandidati për President Laporta: Vetëm nëse fitoj unë zgjedhjet, Messi qëndron në Barcelonë

03.03.2021 19:59:09

Zhvillimet e reja po vazhdojnë në lidhje me krizën institucionale të Barcelonës, ndërsa një pretendim i guximshëm ka dalë nga goja e kandidatit për president Joan Laporta.

Laporta premtoi gjatë një debati në të cilin ishin të pranishëm edhe dy kandidatët tjerë Toni Freixa dhe Victor Font, që vetëm ai mund ta mbajë Lionel Messin në klub.

“Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Leon dhe ai do të marrë parasysh çfarëdo propozimi që t’i bëj”.

“Nëse nuk fitoj, jam i sigurt që Leo nuk do të qëndrojë në Barcelonë”, ka thënë Laporta.

Ky ishte një mesazh i fuqishëm për votuesit dhe e përsëriti në disa raste pikëpamjen e tij se vetëm presidenca që ai drejton mund ta tundonte Messin të qëndronte.

“Messi do ta peshojë ofertën që ne i bëjmë. Jam i bindur që nëse kandidatët e tjerë fitojnë, Messi nuk do të mbetet në Barcelonë”.