Kandidati për president të Amerikës dërgohet në spital, anulohen të gjitha eventet

02.10.2019 17:32:50

Kandidati për të fituar nominimin për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Bernie Sanders, 78 vjeçar, ka qenë në spital për t’i marrë dy stenta pas bllokimit të arterieve.

Ai u pranua pas një dhimbjeje në gjoks gjatë një eventi në fushatë, të martën mbrëma në Las Vegas, Nevada.

Një deklaratë nga një këshilltar i lartë i tij tha që fushata e Sandersit ka anuluar të gjitha “eventet dhe paraqitjet e ardhshme deri në një njoftim tjetër.”

Z.Sanders ka njoftuar më herët se fushata e tij kishte mbledhur mbi 20 milionë euro, shkruan Periskopi.

Këshilltari i lartë i senatorit të Vermentit, Jeff Weaver, deklaroi gjatë ditës së sotme: “Pas vlerësimeve e testimeve të mëtejshme mjekësore u gjet se ai kishte një bllokim në një prej arterieve dhe dy stenta i ishin vendosur suksesshëm.”

Ai më tej shtoi se Sanders po fliste dhe se ishte në gjendje të mirë, por do të pushonte në ditët e ardhshme.

Sanders është i treti në garën demokrate për të fituar nominimin për garën presidenciale, pas Joe Bidenit dhe Elizabeth Warrenit.