Një peticion është nisur në Slloveni, për të nisur dhunën policore duke dënuar dhunën e përdorur ndaj katalunasve. Deri më tani janë mbledhur mbi 3 mijë nënshkrime në përkrahje të pavarësisë së Katalonisë.
Çështja e njohjes së pavarësisë katalunase është bërë pjesë e pandashme e fushats për zgjedhjet e parakohshme presidenciale.
Kandidati për president, Marjan Sarec i cili njëherësh është rivali më i rrezikshëm i presidentit aktual, Borut Pahor ka krahasuar rastin e Katalonisë me Kosovën.
“Kur jemi në gjendje ta njohim Kosovën e pavarur, pse ne nuk mund ta njohim edhe pavarësinë e Katalonisë”, tha Sarec.
Marjan Sarec është një politikan i brezit të ri në Slloveni, i cili gjatë fushatës thekson se ka ardhur koha për ndryshimin e brezit të politikanëve.