“Kandidatit tonë është vendosur armë zjarri në kokë, nga polici i partisë në pushtet”

22.09.2017 20:47:40

Partia opozitare OBRM-PDUKM thotë se kandidatit të tyre për kryetar komune është vendosur armë zjarri në kokë, nga polici, për të cilin thonë se është i partisë në pushtet – LSDM-së.

Bëhet fjalë për kandidatin për kryetar në Komunën e Kavadarit, Mitko Jançev.

“OBRM-PDUKM dënon ashpër dhunën dhe sjelljen brutale të LSDM-së dhe institucioneve që kanë nën kontrollë. Është e qartë frika e LSDM-së nga populli dhe energjia që është mbledhur kundër joligjshmërisë që ata manifestojnë. Me këtë LSDM tregon se ka kidnapuar shtetin dhe rrënon gjitha vlerat demokratike”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata më tej shtojnë se LSDM dhe keqpërdorimet e tyre nuk mund të pengojnë energjinë e popullit ndaj tyre. Partia opozitare thekson se përgjigja e popullit do të arrijë më 15 tetor.