Kandidatja për asamble komunale në Malishevë, Sakibe Kryeziu,studente në “Fakultetin e EDOKIMIT”!

26.09.2017 16:43:39

Kandidatja për Kuvend Komunal nga radhët e LDK-së, Sakibe Kryeziu, ka postuar një fotografi të saj me moton për edukimin. Mirëpo, ajo ka bërë gabim të rëndë drejtshkrimor, kur në vend të fjalës “edukim” ajo ka shkruar “edukim”.

Për më tepër kandidatja në fjalë ka shkruar se është studente e Fakultetit të Edukimit në UPZ “Ukshin Hoti”.

Më vonë ajo e ka fshirë postimin e saj, pasi që fotografia e saj ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Sikur zonja/zonjusha Kryeziu, ka edhe shumë kandidatë të subjekteve të tjera politike që gjatë postimeve të tyre bëjnë gabime të ngjashme.