Kanë filluar punimet në unazën e jashtme të Ferizajt në Prelez Jerlive

24.11.2016 14:57:57

Të mërkurën ka filluar rregullimi i unazës së jashtme të qytetit në Prelez të Jerlive. I pranishëm në inaugurimin e këtyre punimeve ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës akademik Isa Mustafa, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, si dhe mysafire të shumtë.

Me këtë rast kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa këtë projekt e ka cilësuar si njërin ndër projekte më të rëndësishme që po bëhet në qytetin e Ferizajt. Sipas tij Qeveria e Kosovës është shumë e interesuar që të krijojë një infrastrukture moderne për të gjithë qytetarët e saj.

15202720_1337703316264488_7446104248572752277_n

“Është më rëndësi themelore që qyteteve të mëdha t’ju krijojmë kushte dhe një komunikacion më të mirë të qarkullimit. Kemi një situatë që qytete janë ndërtuar atëherë kur është planifikuar që do të ketë më pak banorë, me pak ndërtesa, dhe më pak qarkullim, ndërkaq tani sidomos Ferizaj është zhvilluar shumë dhe ka qenë e nevojshme që të krijohet kjo unazë në mënyrë që të parandalohet tollovia shumë e madhe në qytete, në mënyrë që qyteti të jetë më i lirë, ndërkaq transporti të zhvillohet në mënyrë normale. Ne do të bëjmë përpjekje që edhe në qytete tjera të aplikojmë këtë model në mënyrë që t’i qarkullimi të jetë më i lehtë”, ka thënë kryeministri Mustafa, duke theksuar se projekti i unazës së jashtme të qytetit të Ferizajt, është njëri ndër projektet më të rëndësishme.

15220032_1337703782931108_1066680014862136433_n

“Është një punë në interes të qytetarëve, por është një punë që tregon edhe zhvillimin tonë të infrastrukturës dhe të zhvillimit ekonomik, sepse vet fakti që ne po i hymë zgjerimit të rrugëve, artereve ekzistuese, rekonsutrimit të tyre, ndërtimi i rrugëve të reja, flet se ne kemi arrit në një situatë kohore ku mund ta përballojmë dhe është një shenje e zhvillimit më të lartë të Kosovës”, ka thënë akademik Mustafa.

Ndërsa kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se investime të tilla nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës i kanë munguar qytetit të Ferizaj që nga pas lufta.

“Është një projekt për të cilin ne kemi folur në dy tri vitet e fundit, por që nga sot po bëhet realitet falë investimeve që po vinë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Infrastrukturës. Është një artere tepër e rëndësishme e cila lidh këtë pjesë të magjistrales me pjesën tjetër që shpije në fshatin Rakaj dhe që është tepër e domosdoshme për anashkalimin e qyteti nga automjete transportuese. Ky projekt është njëri ndër projektet më të rëndësishme që po investon Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe është rrugë që do të ndërtohet me të gjitha standardet, ku në të do të përfshihen dy shtresa të asfaltit, gjerësia e rrugës do të jetë gjashtë metra, ndërkaq në vendet ku ka edhe banorë do të ketë shtigje për këmbësorë, por edhe ndriçim publik”, ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar Qeverinë e Kosovës për të gjitha investimet që po bënë në qytetin e Ferizajt.

Rregullimi i unazës së jashtme të qytetit fillon nga Prelezi i Jerlive, ndërsa përfshinë edhe fshatrat Kosinën, Llojzat, Dremjakun, Nerodimen, Manastricin, Zaskokin, Gremen dhe lagjen Topojan. U be ditur se vlera e projektit për unazën e jashtme të qytetit kap shumën rreth 3 milion euro, ndërsa është projekt tre vjeçare.

15171214_1337703786264441_6645346952049884714_n