Kanosi zyrtarin policor, arrestohet një person në Ferizaj

10.06.2019 12:54:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor që ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit tek i dyshuari është gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dhe se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje (9 maj), rreth orës 20:00.