Kaos në Gazë, arrin në 16 numri i të vrarëve

14.05.2018 14:20:09
Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 16 ndërsa të plagosur kanë mbetur rreth 520 palestinezë.

Protestuesit po kundërshtojnë hapjen e Ambasadës Amerikane në Jerusalem, përcjell lajmi.net.

Forcat izraelite po tentojnë t’i shpërndajnë protestuesit duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Izraeli më para i kishte tërhequr vërejtjen protestuesve të mos i afroheshin kufirit pasi do të rrezikonin jetën.