Kapen 2 kg heroinë në mikrobusin e linjës Shkodër-Athinë, arrestohet 36-vjeçari

08.02.2017 10:02:12

Policia kufitare ka sekuestruar 2 kg heroinë ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e saj Alban Kapllari, 36 vjeç , banues në Tiranë.

“Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Alban Kapllari me mjetin mikrobus të linjës Shkodër-Athinë, me targa AA 487 LY. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga  punonjësit e Policisë Kufitare,  mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në frigoriferin e këtij automjeti kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Nga kontrolli i imtësishëm nga grupi hetimor, në frigorifer u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me  peshë totale 2 kg.