Kapen me 3.785 kg drogë, dy të arrestuar

22.01.2017 13:52:41

Në fshatin Malishevë të Gjilanit dje janë arrestuar dy burra të dyshuar për posedim të narkotikëve, raporton PK përmes një komunikate për media.

Të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 17:00.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, burra shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilin udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar 3.785 kg substancë e dyshuar e llojit marihuanë”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi janë intervistuar, dërgohen në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.