Kapet drogë e madhe në Vlorë

17.04.2017 19:34:05
Kapet një sasi e madhe droge në Vlorë, që ishte bërë gati për tu trafikuar drejt Italisë. Burime nga policia thanë se aksioni është bërë gjatë pasdites së sotme, ndërsa në Gjirin e Karaburunit janë sekuestruar 368 kilogramë kanabis.

Në bazë të një informacioni paraprak të marrë, se në Gjirin e Karaburunit dyshohet se ndodheshin disa pako me lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe pas verifikimit të informacionit, shërbimet konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa në bregdetit e zonës së quajtur “Shën Jani”.

Në bashkëpunim me Delta Force dhe GDF, filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.

Në total, 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë.

Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

d72b554f-b575-4b41-8075-663f3c90a4951492452594383b1505-7376-415b-9e03-750186c1f0d7149245251976c66d3a-4aae-40e6-bc61-8edcc57f2ec11492452517