Kapet drogë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

01.09.2016 09:38:25

Është arrestuar një person i dyshuar në Vushtrri pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 77.53 gramë substancë të dyshuar të llojit Marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.