Kapet me 1.4 kg heroinë në doganën e Zvicrës, arrestohet shqiptari Kapet me 1.4 kg heroinë në doganën e Zvicrës, arrestohet shqiptari

14.11.2016 17:03:04

Rreth 1.4 kg heroinë është sekuestruar të premten në doganën e Chiasso Brogeda, në pikët kufitare mes Zvicrës dhe Italisë.

Droga ishte fshehur në makinën që drejtohej nga një shqiptar, i cili ishte duke hyrë në Ticino të Zvicrës.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar menjëherë. Shqiptari korrier tha se heroina që vinte nga Italia, ishte i destinuar për tregun në Ticino.