Kapet në Kapshticë kamioni me 200 kg drogë, vihet menjëherë në pranga shoferi nga Tirana

29.05.2020 10:54:51

Në pikën kufitare të Kapshticës është bllokuar një kamion që transportonte kanabis.

Sipas News24 kamioni në fjalë transportonte frigoriferë, por brenda ngarkesës policia kufitare ka mundur të gjejë edhe 200 kg kanabis.

Po sipas këtyre burimeve, kamioni do të udhëtonte nga Shqipëria në Greqi, ndërsa lënda narkotike u gjet e fshehur në tavanin e mjetit.

Policia ka arrestuar sakaq drejtuesin e kamionit. Bëhet fjalë për një 55-vjeçar nga Tirana.