Kapitanoviq: Pas zgjedhjeve, Qeveria të krijohet në kohë të arsyeshme

30.08.2019 20:29:37

Ambasadorja e deritashme e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve në Kosovë duhet të shkoj mirë dhe qeveria duhet të krijohet në kohë të arsyeshme.

“Unë sa kam qëndruar këtu kam parë se ka shumë probleme dhe duhet të ketë reforma”, tha ajo sot në Radio Televizion e Kosovës.

Sipas saj Kosova dhe Kroacia kanë bashkëpunim të ndërsjellë. “Kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë, kemi komunitetin kroat këtu në Kosovë, dhe komunitetin e Kosovës atje në Kroaci. Kur të thuash dikujt se je nga Kroacia kanë respekt të veçantë”, tha ajo.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, përfundon misionin në Kosovë.