Kapiteni Hysaj: Jemi shumë të bashkuar, por kundër Francës e vështirë të marrësh pikë

13.11.2019 16:11:04

Së bashku me trajnerin Reja në konferencën zyrtare në prag të sfidës me Andorën ishte edhe kapiteni Elseid Hysaj, i cili fillimisht veçoi se në kombëtare aktualisht është një grup shumë i bashkuar. 

Një grup i bashkuar dhe më të fortë?

“Sigurisht jemi shumë të bashkuar, siç po e kuptoni dhe ju. Janë të gjithë çuna të rinj dhe me ndihmën e trajnerit po krijojmë një grup të mirë”.

Si ndihesh?

“Unë jam mirë, sepse luajta me Napolin. Mendojmë shumë për Andorrën. Duhet të kalojmë nga sfida e Andorrës, për të arritur rekordin e pikëve. Në ndeshjen e dytë, do të ketë emocione te tjera, pasi është stadium i ri”.

Stadiumi dhe emocioni?

“Do të jetë një emocion ndryshe. Franca ka kampionë bote dhe do të jetë e vështirë të marrim pikë. Tifozeria sa më shumë afër të jetë aq më shumë eufori ka dhe na ndihmon”.

Ju bën keq euforia?

“Të gjithë flasin për Francën. Por ne e dimë të gjithë se ndeshje me Andorrën është më e rëndësishme.

Taktika dhe teknika?

“Do të jemi si me Moldavinë, do të sulmojmë dhe do përpiqemi mos të marrim gol. Duhet të jemi të qetë”.