“Kapitull i ri”, Hoeness zbulon të ardhmen e Bayern-it

13.03.2017 19:17:25

Një skuadër me sa më shumë lojtarë vendës – ky do të ishte Bayern ideal për presidentin Uli Hoeness. Në një intervistë për gazetën “TZ”, numri 1 i klubit bavarez ka zbuluar se si e sheh të ardhmen e skuadrës. “Po fitojmë një element të rëndësishëm me qendrën stërvitore të akademisë. Ky është një kapitull i ri i klubit. Kështu, do të përpiqemi të bëjmë sa më pak blerje duke zhvilluar lojtarët tanë. Gjendja aktualisht nuk duket edhe aq keq”, – u shpreh Hoeness.

Xabi Alonso në fund të sezonit do të lërë futbollin, por 65-vjeçari e ka një plan për mesfushën. “Kemi blerë një lojtar të ri si Niklas Süle, i cili ka një të ardhme të madhe. Kemi blerë edhe Sebastian Rudy-n, i cili mund të luajë në mesfushë. Në qendër të mbrojtjes kemi dyshen Mats Hummels-Jerome Boateng. Nëse nuk do të kemi dëmtime, Javier Martinez do të luajë në mesfushë. Me formën që ka, ai nuk mund të hiqet kurrsesi nga formacioni”, – shpjegoi presidenti.