Kapitulli 35 i BE-së, ose Kapitulli që do e gjunjëzojë Serbinë: destabilizuesit e Kosovës duan që ta shpëtojnë Serbinë nga gjunjëzimi

10.09.2016 16:27:24

Nga Rexhep Kastrati

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka pranuar se Kapitulli 35 i BE-së për Serbinë, është kapitulli më i vështirë, sepse aty do të shihet sesa do të jetë në gjendje t’i pranojë de facto marrëveshjet e Brukselit dhe sa do të jetë e gatshme t’i zbatojë ato. Më parë, presidenti serb, Nikoliq kishte deklaruar se zbatimi i Kapitullit 35 për Serbinë do të thoshte luftë civile në Serbi. Kjo për faktin se Kapitulli 35 i BE-së për Serbinë, do të thotë, siç kanë thënë vetë serbët, braktisje e Kosovës nga Serbia, pra të heqë dorë nga ajo. Dhe kjo do të thotë që klasa politike në Serbi, institucionet shtetërore të saj, do të duhet të trajtonin Kosovën si çdo shtet tjetër fqinj, dhe më tej, kjo do të thotë që të pranojnë se Kosova se është e humbur. Në aspektin juridiko-kushtetues, kjo do të thotë që Serbia duhet të bëjë aso ndryshimesh kushtetuese, ligjore dhe nënligjore, që do të nënkuptonin shfuqizimin e çdo përkufizimi juridiko-kushtetues që ka të bëjë me Kosovën. Edhe pse marëveshjet e Brukselit janë shumë të favorshme për serbët e Kosovës, por edhe vetë sistemi juridiko-kushtetues i Kosovës është shumë i favorshëm për serët e Kosovës, megjithatë, zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura në Bruksel e detyron Serbinë t’i shpërbërjë institucionet e saj në Kosovë, kurse serbët e Kosovës duhet ta pranojnë Prsihtinën kryeqytet të tyre. As Marrëveshja për Asociacionin nuk kënaq Serbinë dhe serbët lokalë, pasi që nuk është në përputhje me synimin e Beogradit për krijimin e një entiteti të plotë autonom, sikurse në Bosnjë. Natyrisht, për Kosovën do të ishte më mirë pa Asociacion, por mungesa e vullnetit të bashkësisë ndërkombëtare për të shuar institucionet e Serbisë në Kosovë, aq më tepër legjitimoi ndërkombëtarisht nëpërmjet Raportit të Kai Eide-s të vitit 2005, ka bërë shumë të vështirë, madje të pamundur që të kishte zgjidhje tjetër. Kur t’i shtohet kësaj edhe fakti se linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste ishin shumë të angazhuara që fillimisht të ndodhte ndarja etnike e Kosovës, e pastaj edhe lehtësimi i funksionimit të enklavave serbe dhe të ndarjes së veriut. Ka mbi 15 vjet që kam thënë se Beogradi ka krijuar dy qendra serbe të vendosjes, një në Mitrovicë, dhe një në Graçanicë. Në një kontekst të tillë, bashkësia ndërkombëtare ua la në duar institucioneve të Kosovës që të ballafaqoheshin vetë me këto çështje.

Lexo edhe këtë: http://rexhep-kastrati.blogspot.com/2012/09/e-verteta-per-perfundimin-e-mbikeqyrjes.html

Në fakt, në Kosovë dy linjat kundërshqiptare, ajo e Tiranës/Kretës dhe linja udbasho-jugosllavokomuniste përveçse kishin kontribuar secila në mënyrat e caktuara që të ndodhte ndarja etnike e Kosovës dhe të konsolidohej kjo ndarje, kishte bërë gjithçka që edhe zgjidhjet formalo-juridike të legjitimonin dhe zyrtarizonin atë: Bajram Rexhepi nga linja e Tiranës/Kretës dhe Veton Surroi me Ylber Hysën nga linja udbasho-jugosllavokomuniste kishin bërë planin për legalizimin e ndarjes së Mitrovicës, përkatësisht të statusit asimetrik të komunave me shumicë serbe, si dhe legalizimin e pëvetësimit të objekteve të ndryshme kishtare dhe jokishtare nga ana e Kishës dhe komunitetit serb. Pra, që atëherë ishin vënë bazat juridiko-kushtetuese të komunave mbi baza etnike, përkatësisht të komunave me shumicë serbe, si dhe të asocioacioneve të ndryshme po me baza etnike

Lexo edhe këtë: https://albanian.pristina.usembassy.gov/uploads/images/MmZRQs6_VjQXFlq0g4IH8A/Propozim_per_Statusin_e_Kosoves.pdf

Në këtë kuptim, duhet thënë se baza e Asociacionit, e komunave me baza etnike dhe asimetria e tyre mbetet Pakoja e Ahitasarit, kurse realizimi i tyre iu la në duar institucioneve të Kosovës.  Një studim i kryer nga Gerard M. Gallucci, për organizatën transconflict, në nëntor të vitit 2011, në mënyrë të detajuar ka paraqitur çështjet e hapura që Pakoja i ka lënë të hsapura, e të cilat janë bërë pjesë e negociatave në Bruksel, e në të cilat ka trajtuar çështjen e veriut të Kosovës, çështjen e kompetencave të komunave me shumicë serbe, çështjen e sigurisë etj.

Lexo edhe këtë: http://www.transconflict.com/10/wp-content/uploads/2011/11/Plani-i-Ahtisarit-dhe-Veriu-i-Kosoves.pdf

Mbi këto, Serbia është munduar që të shfrytëzojë çdo mundësi që këto çështje t’i shtrojë dhe të imponojë zgjidhje që do të rezultonin me një entitet autonom, përkatësisht një tip “Republika Srpska”. Negociatat në Bruksel u zhvilluan me intensitet dhe dinamikë të caktuar dhe pos marrëveshjeve të tjera, u arrit edhe Marrëveshja e Parë Ndërkomëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve, apo Marrëveshja e 19 prillit. Kjo marrëveshje u arrit më 19 prill 2013 dhe në shumicën e pikave bënte fjalë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për gjykata dhe për çështje të sigurisë.

Lexo edhe këtë: http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/FIRST_AGREEMENT_OF_PRINCIPLES_GOVERNING_THE_NORMALIZATION_OF_RELATIONS,_APRIL_19,_2013_BRUSSELS_sq.pdf

Me homogjenizimin politik të serbëve të Kosovës, përkatësisht me krijimin e Listës “Srpska”, e cila në zgjedhjet e vitit 2013 fitoi në 9 komuna, si dhe me rrjedhat që do të mirrnin ngjarjet, ambasadorja amerikane, Trejsi En Xhekobson, në dhjetor të vitit 2013 kishte paralajmëruar që të kishte kujdes nga krijimi i një “Repulika Srpska” në Kosovë.

Lexo edhe këtë: http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=168006

Rrjedhat që do të marrin ngjarjet ishin shumë dinamike, por kishte pakënaqësi të shumta me qeverisjen e vendit, prandaj edhe ishte e pashmangshme shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja. Me këto zgjedhje pritej që të dilte një qeveri i shumicës absolute, por edhe një qeveri që do të pengonte krijimin e një “Republika Srpska”. Koalicioni i krijuar e sipas të cilit drejtimin e Qeverisë së vendit do ta merrte LDK dhe kryeministër do të bëhet akademik Isa Mustafa, është koalicioni që pati dhe ka mbështetjen e plotë të aleatëve tanë strategjikë: SHBA-të dhe Gjermanisë. Edhe pse u themelua në një moment shumë të vështirë dhe përcaktues, megjithatë u pengua që të krijohej një “Republika Srpska”, edhe pse Marrëveshja e për Asociacionin e 25 gushtit të vitit të kaluar buronte nga Marrëveshja e Parë e 19 prillit 2013, sepse muk parashikonte kompetenca ekzekutive për Asociacionin

http://gazetablic.com/eekskluzive-ky-eshte-verzioni-zyrtar-i-marreveshjes-per-asociacionin-serb-dokument-ne-tri-gjuhe/

Edhe pse shihet qartë se ky dokument nuk nënkuptonte as nuk paraprinte krijimin e një “Republika Srpska”, megjithatë presidentja e vendit e çoi në Gjykan kushtetuese, që të merrej mendimi për përputhjen e kësaj Marrëveshjeje me Kushtetutën e vendit. Pas një shqyrtimi disajavor, Gjykata kushtetuese urdhëroi që Asociacioni të themelohej në bazë të Marrëveshjes së Parë të 19 prillit 2013 dhe të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në qershor të atij viti. Kishte konstatuar se nuk ishte plotësisht me frymën e kushtetutës dhe kishte përcaktuar se cilat pjesë të kushtetutës duhet të kihen parasysh kur të krijohet akti juridik për Asociacionin. Kështu me Marrëveshjen e Parë të 19 prillit 2013, me miratimin e saj nga Kuvendi i Kosovës më 27 qershor 2013, dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, themelimi i Asociacionit është bërë tashmë detyrim për kosovën.

Mirëpo, me formulimet juridike dhe me përcaktimet e Gjykatës kushtetuese, Asociacioni nuk është i pranueshëm për vetë serbët, edhe pse bëjnë se janë tepër të interesuar për këtë. Se është kështu dëshmon pikërisht fakti se Serbia e ka të vështirë të zbatpojë Kapitullin 35 të BE-së, që nuk ka asgjë tjetër, pos detyrimin që ka Beogradi për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Pra, fakti që Vuçiq e quan të vështirë Kapitullin 35, kurse Nikoliq e barazon me luftë civile, tregon se Serbia nuk është e interesuar të zbatojë marrëveshjet, pra as Marrëveshjen për Asociacionin.

Lexo edhe këtë: http://koha.net/?id=&l=89118

I vetmi shpëtim për Serbinë mbetet vetëm destabilizini i Kosovës dhe i rajonit, në mënyrë që t’u hapet rruga zgjidhjeve të tjera që nga krijimi i “Republika Srpskës” e deri te ndarja e kosovës. Në këtë kuptim të gjitha angazhimet për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit kanë burimin në arealin sllavo-ortodoks në krye me serbinë dhe Rusinë. Edhe të gjithë ata që në Kosovë angazhohen për destabilizimin e Kosovës, në fakt bëjnë vetëm punën e Beogradit dhe të aleatëve të tij.