Kapshticë, gjenden 6 afganë të fshehur në kamion  

24.10.2017 13:17:35

Gjashtë shtetas afganë janë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni në Kapshticë.

Policia kufitare bën të ditur paraprakisht se paraditen e të martës gjatë kontrollit me skaner në një kamion tip “Ford”, me drejtues shtetasin turk E. M.., 54 vjeç janë konstatuar edhe 6 afganët.

Mjeti ishte duke hyrë në territorin shqiptar, teksa pritet të jepen më shumë sqarime nga ana e policisë.