Karantina ka edhe të mira, italianët arrestojnë bosin e Ndragheta-s

14.03.2020 13:36:09

Tymi i cigares ka tradhtuar Cesare Antonio Cordi, i cili po fshihej në një shtëpi të braktisur në Kalabri të Italisë.

Bosi 42-vjeçar i mafisë italiane Ndragheta, është arrestuar nga forcat policore italiane, pasi vendimit të qeverisë për vendosjen e karantinës, ndërsa vendbanimi ku qëndronte ishte gjithnjë i boshatisur.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet e sigurisë që nga muaji gusht, ndërsa besohet se qëndronte në atë shtëpi për disa muaj me radhë.

Duke parë tymin e duhanit që dilte nga një dritare, u dyshua se brenda ndodhej dikush, ndërsa me ndihmën e njësiteve speciale të zonës, është realizuar aksioni, për të vënë në pranga Cordin.

Gjatë fundit të vitit të kaluar, policia ka zhvilluar një nga aksionet më të mëdha ndaj Ndragheta-s, që është mafia më e madhe italiane, duke arrestuar 334 persona.